BallinaSportOrë vendimtare për të ardhmen e Brojës. Çelsi i hapur për ta...

Orë vendimtare për të ardhmen e Brojës. Çelsi i hapur për ta shituar sulmuesin, ja shuma që duhet të paguajnë të interesuarit

spot_img
spot_img

E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja, mbetet ende në pikëpyetje, pasi emri i tij mbetet në vitrinën e merkatos dimërore.  Duket se e ardhmja e tij është larg Çelsit, edhe pse dëshira e sulmuesit është që të vazhdojë me blutë e Londrës.

Sipas lajmeve që vijnë Anglia, Çelsi është i hapur për ta shitur Armando Broja para mbylljes së merkatos së janarit. Ata duan një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit ose një shitje të Brojës për një shumë prej 35 milionë paund.

Fulham është në bisedime, por ende nuk është arritur një marrëveshje. Ulves është gjithashtu i interesuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Pra, janë orë vendimtare këto në vijim për të mësuar të ardhmen e Armando Brojës.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular