Nga Azgan Haklaj
Nuk ka financime ruse as shkelje të ligjit nga PD dhe Lulzim Basha shkruhet në dokumentin e depozituar pranë gjykatës së Washingtonit dhe që lidhet me vendimin e FBI për mbylljen e hetimit.
Dokumenti mban datën 25 korrik 2019-të.
Në këtë dokument thuhet se “zyra e FBI-së e Nju Jorkut ka arritur në përfundimin se (lobisti ) nuk ka kryer aktivitet kriminal ndërsa përfaqësonte një forcë politike të huaj (Partia Demokratike e Shqipërisë ) dhe se ai kishte plotësuar dokumentacionin e duhur në Departamentin e Drejtësisë”.
Ky dokument nxjerr lakuriq para shqiptarëve trebythënjakët të cilët në bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal ndërkombëtar McGonigal organizuan një kryqëzatë politike me disa skenarë të ndërthurur me qëllim asfiksimin e PDSH-së dhe ekzekutimin politik pse jo edhe fizik të Lulzim Bashës e krijimin e një opozite fasadë dhe vazhdimin e sundimit me ujdi të atyre që i kishin bërë atentat kushtetutës dhe kishin asgjësuar votën e lirë në prill të vitit 2008-të.
Pas dështimit të komplotit të tyre kundër PD-së trebythkëndorët i grabitën karrigen e kryeministrit Lulzim Bashës në vitin 2021.
Pohimet e McGonigalit para gjykatës se kam komplotuar kundër PDSH-së dhe Lulzim Bashës dhe se ortakët e mi janë Edi Rama, ministrat e tij Gjiknur
Guruja me shokë, sekserët informatorë Duçka e Neza me lidhje të sterfishta si oktapod me tre brinjët bermudiane e vërteton katërcipërisht grabitjen e karriges kryeministrore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri miratoi një rezolutë për Shqipërinë ku bën thirrje për një parlament funksional.
Natyrshëm lind pyetja:
Kush e ka paralizuar funksionimin e parlamentarizmit?!
Përgjigja është aksiomatrike.
Trebythëkëndëshi në akord të plotë me njëri -tjetrin.
Prej disa muajsh hamasi i foltores i shartuar me gazelët, gazbardhistët, ylberistët, kazanovët, me në krye Sanço Pançon (Gazi), me mbështetjen e rrulindasve me skena tragjikomike kanë bllokur së bashku parlamentin duke e kthyer tempullin e demokracisë në vend krimi, ndonëse publikisht bëjnë sikur përplasen fort për parime me njëri- tjetrin e pas çdo seance “mejdanesh” politike nëpërmjet industrisë së tyre mediatike kori i kukuvajkave vajton refrenin e tyre të përditshëm duke sulmuar PDSH- në dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, për shkak se ua ka prishur furrikun e fekondimit politik.
Trupa diplomatike e akredituar në Tiranë ishte prezente në sallën e parlamentit kur talebanët pa mjekër bllokuan parlamentin dhe nuk lejuan fjalën e presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begajt.
Marrëzia e talebanëve arriti deri aty sa shkelën jo vetëm rregulloren e parlamentit, kushtetutën, por edhe çdo kod, normë e të drejtë zakonore shqiptare dhe sulmuan e dhunuan verbalisht e fizikisht dy zonja të nderuara deputete të PD-së Flutura Açka dhe Merita Bakiu.
E këtë sulm e udhëhoqën Sanço Panço Gazeli dhe dr Mul Noka.
Çdarë melodrame!
Një doktor që ka bërë betimin e Hipokratit Muli sulmon shkrimtaren.
Shumë e turpshme kur lexon fejtonët e Gjekmarkajt kundër kolegeve të veta, i cili deklaron se është mbi palët, ka dhënë dorëheqje si zv kryetar i PDSH-së por jo si nënkryetar parlamenti që në emër të PD-së e mban këtë post.
Nga pamjet tragjikomike të parlamentit kemi parë së janë bashkë ata që sulmuan selinë e PD-së me dt 8 janar me të gjitha armët mesjetare dhe disa ylberistë që kaluan ylberin politik pasi për shumë kohë e mbanin veten për spartanë e mburreshin që kanë mbrojtur shtëpinë e lirisë.
Çfarë antipodi!
Hamasi i lëvizjes çartiste i Rrugës së Sali Magdalenës në parlament dogji tavolinën e kryetarit të PDSH-së Lulzim Bashës, sulmoi koleget e veta deputete kurse në ekranet televizive “parimorët”jargaviten për ministret e rrulindjes, e para Gjiknurit rrinë si pula para kanxhit (gjelit).
Berishistët piskasin për demokracinë, parlamentarizmin, votën e lirë dhe bëjnë sikur nuk e dinë se parlamentarizmin e ka vrarë Ayatollah Khamenei dhe Sulltan Rama të cilët konstruktuan në vitin 2008 regjimin oligarkiko-kleptokratiko-kakistokratik.
Atë deklarojnë se betejën e kanë për komisionet hetimore që me të drejtë PE kritikoj zgjedhjen në mënyrë të njëanshme, në fakt të njëjtën gjë i kërkoj Lulzim Basha presidentit të Republikës rikthimin e ligjit në parlament për komisionet hetimore.
Mirëpo foltoristët nuk e dërguan ligjin në Gjykatën Kushtetuese siç e pati derguar PD-ja ligjin e inceneratorëve sepse skenari i tyre është i përbashkët me rrulindjen dhe qëllimi është për ta mbajtur peng parlamentin me qëllim bllokimin e reformës zgjedhore.
Çfarë hipokrizie e marshallit që ka bërë betimin e Hipokratit!
Do ta rrëzojmë thotë regjimin nga njëra anë, por nga ana tjetër thotë jam i gatshëm të ulem me Ramën për reformën zgjedhore.
Reformën zgjedhore e theksoi edhe rezoluta e Parlamentit Europian, bëri thirrje për vazhdimin e punës të komisionit dhe për gjithpërfshirje por njohu bashkëkryetarët Gjiknuri & Alibeaj.
Edhe trekëndëshi këtu e ka hallin, por jo për komisionin por për bashkëkryetarin.
Partia Demokratike ka depozituar në parlament doktrinën e Lulzim Bashës për reformën zgjedhore që synon çlirimin e demokracisë nga kthetrat bermundase.
Lista të hapura.
Shqipëria një zonë zgjedhore.
Votimi i diasporës.
Votimi e numrimi elektronik.
Këto janë krejtësisht të implementueshme, pasi ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura dhe votimin e diasporës por trebythkëndeshi e ka hallin e bashkëkryetarit Oerd Byligbashit ( Symbyl Agës) i cili u qëndronte si shpata e Demokleut mbi krye drejtuesve të institucioneve që të firmosin ligjet e Marshall Berishës që favorizonin familjarët e tij për grabitjen e pasurive kombëtare.
Lëvizja çartiste e shartuar u përpoq që nëpërmjet Gazelit në mënyrë tinzare me një letër pa vulë me mbështetjen e znj Nikolla të realizonte kthimin e Oerd Byligbashit si bashkëkryetar i cili ka qenë edhe një herë tjetër dhe ka dështuar.
Paturpësia e Sanço Panços (Gaztores) mbërrin deri aty sa në atë letren e çimentos pa vulë ka shkruar si anëtar komisioni disa deputet që kanë përfituar tre dekada pushtet politik në kurriz të PD-së, por asnjë deputet të PDSH-së.
Meqenëse komisioni i reformes zgjedhore është nyja gordiane e demokracisë shqiptare shpata e Parlamentit Evropinan e zgjidhi duke njohur bashkëkryetar z Gjiknuri dhe z Alibeaj dhe bëri thirrje për gjithpërfshirje, e në fakt Alibeaj të njëjtën gjë kishte theksuar në konferencën me gazetarët, gjithpërfshirje.
Po pse nuk e duan reformën bermudianët?
Sepse barazia e votës me anë të listave të hapura dhe Shqipëria një zonë çliron demokracinë nga kryetarokracia.
Qarkullon elitat politike e ripërtërin klasën politike.
Vetingu politik ndan politikën nga mafia dhe krimi i organizuar të cilët kanë qenë simbiozë prej tre dekadash.
Me këtë doktrinë shteti çlirohet nga pushteti.
Në rezolutë kërkohet përpjekje e qëndrueshme kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe PE i bën thirrje politikës të mos ndërhyjë për ta penguar drejtësinë.
Shqiptarët nuk kanë nevojë të pyesin për kë është ky mesazh?
Është krejt e thjeshtë, për trebythëkëndëshin.
Ky triumvirat është fotosinteza e korrupsionit, mafies politiko-ekonomike, e krimit të organizuar.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka mbështetur SPAK-n në betejën e tij kundër mobokracisë dhe oklokracisë të udhëhequr nga triarkia.
Në këtë betejë kanë mbështetjen e aleatëve strategjikë që kanë investuar reformën në drejtësi SHBA-BE-Britania e Madhe!
Ngjarjet e fundit kanë deshmuar se SPAK-u ua ka prishë besëlidhjen trinomit famëkeq.
Që ata kanë qenë e janë bashkë në betejën me drejtësinë e deshmon rituali i përvitshëm që organizohet në SHBA, mengjesi i lutjeve ku për të fshehur strucët antiamerikanë znj Lindita Nikolla i ka përfshirë në delegacione, por paturpsisht asnjë deputet të PDSH-së.
Një gjë është e qartë se:
Asnjë lloj konspiracioni, truku, bllofi, marifeti, mashtrimi, akrobacirash, piruetash nuk e shpëton Trebythëkëndëshin.
Ai ka filluar të zhbëhet.
Brinja e madhe, hipotenuza, Marshall Berisha ka rënë.
Në radhë janë dy katetet.
Së pari çifti i rozembergëve Metaj & Kryemadhi kateti i shtrirë pastaj kateti vertikal Sulltan Rama.
Neodiktatura është në grahmat e fundit e po perëndon dhe po agon demokracia.
Shqiptarët shohin si shpresë të vetme PDSH-në dhe liderin e saj Lulzim Basha partner’ të SHBA-së-BE-Britanisë së Madhe.