BallinaSportVIDEO/ Fitore me “gjak”, Interi ia del ndaj Fiorentinës, Asllani-Lautaro dërgojnë zikaltërit...

VIDEO/ Fitore me “gjak”, Interi ia del ndaj Fiorentinës, Asllani-Lautaro dërgojnë zikaltërit në krye

Interi ka vuajtur në fushën e Fiorentinës, por në fund ka triumfuar 0-1. Skuadra violë e nisi mirë ndeshjen dhe realizoi që në minutën e 11-të me Nzola. Gjithsesi, goli i sulmuesit u anulua për pozicion jashtë loje. Kristjan Asllani shpërbleu besimin e trajnerit Inzaghi. Mesfushori zikaltër dërgoi një kros perfekt për Lautaron, i cili u tregua i saktë me kokë.

Pas gjysmë ore lojë, Thuram ndërmori iniciativën me një sprint fantastik, por u rrëzua në momentin vendimtar. Në minutën e 34-të, portieri Yan Sommer shpëtoi ekipin nga Milano nga pësimi i një goli, teksa i tha jo një goditje të Bonaventura-s, nga fare pranë. I futur në fushë në pjesën e dytë, Arnautovic shënoi për Interin (64’), por goli u konsiderua i pavlefshëm (Offside).

Të besuarit e Italianos ushtruan presion konstant, duke vendosur në vështirësi kundërshtarin shumë herë. Nzola, në të 67-tën, mori një top shumë të bukur, por nga brenda zonës nuk mposhti dot Sommer. Fiorentina fitoi penallti në të 75-tën, 11-metërsh që u ekzekutua shumë keq nga Gonzalez. Interi shkon në kuotën e 54 pikëve në krye të klasifikimit, një më shumë se Juventus. Fiorentina është në vendin e pestë me 34 pikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular