Një video – skandal ka tronditur Kosovën, e sidomos veriun e saj, ku nënkryetarja serbe në Komunën e Leposaviçit duket duke konsumuar lëndë narkotike, kokainë.
Pamjet janë publikuar nga “Nacionale”, ndërsa Miletiç, shihet në ambientet e banjës së komunës dhe po asht edhe në zyrë.
Po ashtu pjesë e këtij skandali është edhe një pjesë e stafit të kësaj komune.
“Të rreme. Të gjitha këto janë të shpikura prej qytetarësh të Listës Serbe për të kërcënuar emrin dhe pozitën time në Komunë (të Leposaviqit), si dhe punëtorët në Komunë të Leposaviqit”, ka thënë nënkryetarja e Leposaviqit për Nacionalen.
“Nuk është e vërtetë. Që nga fillimi i përfshirjes sime në këtë vend (në Komunë) ata kanë thurrur tregime të ndryshme vetëm për të më rrënuar mua, dhe veturës sime ia vunë flakën. Është e pabesueshme se sa presion kanë bërë mbi mua dhe emrin tim. Por, do të luftoj gjer në fund. S’më frikësojnë”, tha ajo.
Video është publikuar nga Gazeta Nacionale.