35-vjeçari “burgosi” familjarët në shtëpi, gazetarja tregon detajet: Ja si u zbulua gjithçka, fqinji dyshoi pasi…

0
192

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me rastin e 35-vjeçarit i cili kishte mbyllur në banesë familjarët e tij.

Ajo zbuloi se gjithçka doli në dritë pas denoncimit të një fqinji i cili i tha policisë se kishte dyshime se diçka po ndodhte në banesën ngjitur pasi kishte dëgjuar zhurma.

Lala shtoi se familjarët e 35-vjeçarit Jetnor Zhabolli kanë treguar pas mbërritjes së policisë se nuk kishin çelës dhe se ai mbahej nga bashkëshorti.

“Një telefonatë nga një komshi pranë zbuloi se familja në dukje perfekte kishte diçka që nuk shkonte. Ai i drejtohet policisë dhe denoncoi se kishte dyshime se diçka po ndodhte për shkak të  zhurmës. Në momentin që policia ka shkuar në banesë ka konstatuar se aty ndodhej një grua në moshë, bashkëshortja e Jetnor Zhabollit dhe vajza e tij e mitur.

Ata kanë treguar se ishin të mbyllur brenda dhe nuk kishin çelës. Policia ka shoqëruar Zhabollin dhe bashkëshorten e tij”, zbuloi ajo mes të tjerash.