Nga Xhemal Gjunkshi
Sot kreu betimin para Kuvendit, qeveria e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni,Talat Xhaferi.
Urimet më të përzemërta për punë sa më të mira dhe të dobishme për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë faktorin shqiptar në këto treva
Fjalim historik i zotit Xhaferri, me mesazhe kuptimplota për stabilitetin dhe progresin politik dhe socialekonomik të vendit.
Ndër të tjera kryeministri shqiptar vuri theksin tek..”Sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si politika qendrore dhe strategjike të qeverisë”,
Jam mëse i bindur se pjekuria dhe zhdërvjelltësia politike e zotit Xhaferri do prodhojë politika frytdhnëse në bashkejetesën mes shqiptarëve dhe etnive atje si dhe do të nxisë edhe më fort proceset euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, si standarde kyce për paqen dhe stabilitetin e gjithë rrajonit.