BallinaKulture“Ismail Kadare ka rrezikuar”, Ylljet Aliçka: Ia ka bërë borxh diktaturës, kishte...

“Ismail Kadare ka rrezikuar”, Ylljet Aliçka: Ia ka bërë borxh diktaturës, kishte nevojë për mbrojtje përndryshe…

Diplomati Ylljet Aliçka, i ftuar në “Open” në News 24, tha se Ismail Kadare ka rrezikuar gjatë regjimit komunist.

“Ismail Kadare ka rrezikuar qoftë edhe me hamendësime, me atë vepër që bënte ati me aludime kundër diktaturës.

Ka aq shumë fakte dhe ulje ngritje të kërcënimeve të jetës së tij, në dokumentet e fundit edhe vetë Enver Hoxha në një moment të caktuar ka folur me një fjalor të ndyrë; ato qelbësirat të më zhduken. Edhe do e ketë mbrojtur. Edhe Ismaili ia ka bërë borxh diktaturës, kishte nevojë për mbrojtje përndryshe nuk do të ishte gjallë. Unë e quaj kurajoz. Përveç se shkrimtar i talentuar, një guximtar që ka rrezikuar. Ismail Kadare ka rrezikuar”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular