BallinaOP EDSkavica/Zenel Hoxha: Kushtetuesja la në fuqi ligjin e miratura nga Parlamenti i...

Skavica/Zenel Hoxha: Kushtetuesja la në fuqi ligjin e miratura nga Parlamenti i tradhëtareve të kombit. Nuk pranoi kerkesat e 3 shoqatave

Nga Zenel Hoxha
GJYKATA KUSHTETUESE NUK PRANOI KERKESËN E TRE SHOQATAVE!
AJO LA NË FUQI LIGJIN E MIRATUAR NGA PARLAMENTI I TRADHËTARËVE TË KOMBIT
Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi kërkesën e tre shoqatave për të shpallur antikushtetuese ligjin që i hapi rrugën kontratës së miratuar me negocim dhe pa garë nga Kuvendi, mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe kompanisë Bechtel për Skavicën. Nga ana tjetër, Kushtetuesja konstatoi shkeljen e së të drejtës për informim në procedurat e miratimit të ligjit dhe urdhëroi autoritetet publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit.

Shoqatat “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”, “Për mbrojtjen e pronave dhe mjedisit të pellgut të Drinit të Zi” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit kanë depozituar në gjykatë kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ligjin e Kuvendit dhe vendimin qeveritar të vitit 2021, që i hapin rrugën procedurave të kontratës dhe studimeve në fazën e parë për ndërtimin nga kompania Bechtel e një dige në Skavicë të Kukësit.

Sipas ankimuesve, ndërtimin i një digës shkakton dëme të pakthyeshme në jetën, ekonominë dhe mjedisin e krahinës së Dibrës. Përmbytja e tokave në zonë që sipas banorëve do të sillte projekti, ishte një ndër argumentat më të zëshme prej banorëve të zonës, gjatë protestave të zhvilluara.

Përmes një njoftimi zyrtar, gjykata bën me dije se për arsye jurudiskioni ka shqyrtuar vetëm kërkesën për rrëzimin e ligjit dhe jo vendimin e qeverisë pasi “ky vendim nuk përbën akt me karakter normativ”.

Duke pasur parasysh se ligji e rregullon projektin e Skavicës në dy faza dhe faza e dytë fillon vetëm nëse finalizohet faza e parë, thotë Kushtetuesja, gjykata vlerësoi se kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore.

Në lidhje me themelin, gjykata vlerësoi se ligji ka të bëjë dhe sjell ndikim, ndër të tjera, edhe në çështjet e mjedisit dhe se e drejta për informim është shkelur. “Gjatë procesit gjyqësor nuk u provua se Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, para miratimit të ligjit, të kenë zbatuar të drejtën e informimit për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës. Po kështu, këto subjekte nuk kanë kryer procese konsultative me publikun dhe nuk kanë garantuar pjesëmarrje efektive që në fazën e hershme të hartimit të projektligjit, ku të gjitha alternativat të ishin të hapura dhe komuniteti i zonës (me statusin e publikut të ndikuar) të mund të merrte pjesë sipas detyrimeve të Konventës së Aarhus”, thuhet në njoftimin e GJK.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Në fund, Gjykata vlerësoi se duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara para miratimit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje.

Me vendim unanim, gjykata vendosi konstatimin e shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij në procedurat e miratimit të ligjit dhe urdhëroi autoritetet publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit.

Hidrocentrali i Sakavicës – një projekt që pritet të kushtojë 1 mld €, cilësohet nga qeveria si një ndër më të rëndësishmet në fushën e energjisë. Opozita nga ana tjetër, e cilëson aferën e radhës korruptive të qeverisë Rama.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular