BallinaEkonomiTregu i sigurimeve u rrit me më pak se 9% vitin e...

Tregu i sigurimeve u rrit me më pak se 9% vitin e kaluar

spot_img
spot_img

Tregu i sigurimeve u rrit me 8.9% për vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 22.9 miliardë lekësh ose rreth 220 milionë eurosh.

Rritja e tregut u ngadalësua lehtë krahasuar me nivelin prej 9.2% të vitit 2022, por megjithatë në një masë të madhe ky ngadalësim u përcaktua nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit e valutor.

Veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 2023, kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie të ndjeshme. Në fund të vitit të kaluar, rënia arriti në 9.1%, ndërsa në momente të caktuara rënia vjetore arriti në më shumë se 14%.

Kjo u reflektua edhe në rënien e vlerës së primeve të sigurimit për ato produkte ku këto prime llogariten në valutë të huaj. Sipas të dhënave të AMF-së, deri në fund të 6-mujorit 2023, afërsisht 34% e primeve të shkruara bruto në sigurime ishin të llogaritur në valutë të huaj, kryesisht në Euro.

Sidoqoftë, forcimi i Lekut ka ndikuar pozitivisht treguesin krahasues të primeve të shkruara bruto për frymë (densiteti i sigurimeve), që për 2023 arriti në rreth 81 euro, nga 62 euro që kishte qenë në vitin 2022. Megjithëse forcimi i Lekut e ka përmirësuar treguesin e densitetit të sigurimeve, vlerësohet se sërish Shqipëria ngelet mes niveleve më të ulëta në Europë për këtë tregues.

Tregu i sigurimeve edhe vitin e kaluar u dominua nga segmenti segmenti i sigurimeve të Jo-Jetës, që për vitin 2023 përbënin afërsisht 91.8% të primeve të shkruara bruto. Pesha e këtij segmenti shënoi një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2022.

Brenda këtij tregu, sigurimet e detyrueshme motorike ngelen dukshëm produktet me peshën kryesore, me 66.5% të primeve të shkruara bruo, megjithëse me një rënie të ndjeshme nga niveli prej 67.75% i një viti më parë.

Një ndër faktorët kryesorë që ndikoi zhvillimet e tregut për vitin e kaluar ishte rritja e turizmit. Shtimi i numrit të turistëve të huaj ndikoi në rritjen e produktit vullnetar të sigurimit Kasko të automjeteve (i reflektuar kryesisht në biznesin e makinave me qira). Megjithatë, për dsia prej produkteve të lidhura me lëvizjet e jashtme të mjeteve, si Kartoni jeshil apo Polica Kufitare, shkalla e rritjes ishte e ulët, për shkak të efektit negativ të kursit të këmbimit.

Produktet më të rëndësishme të sigurimit vullnetar, ato të lidhura me sigurimin e pronës, shënuan rritje më të lartë se mesatarja e tregut. Sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të tjera të natyrës u rrit me 15.7%, ndërsa sigurimi kundrejt dëmeve të tjera në pronë me 23.2%.

Duhet thënë megjithatë se edhe tregu i sigurimit të pronës mbështetet kryesisht në detyrimin për sigurimin e kolateraleve të lëna si garanci për kreditë bankare. Rritja e portofolit të kredisë hipotekare në vitet e fundit ka dhënë një efekt pozitiv edhe në primet e sigurimit të pronës.

Segmenti më i vogël i tregut, ai i sigurimit të Jetës, shënoi ritme më të larta të rritjes se mesatarja, me 10.3% krahasuar me vitin 2022. Pesha specifike e këtij tregu ngelet e ulët, me 8.1% të primeve të shkruara bruto të tregut, por me një rritje të lehtë nga niveli prej 8% I vitit 2022. Edhe në këtë segment dominon produkti faktikisht i detyrueshëm i sigurimit të jetës së debitorit, me 71.3% të primeve të shkruara bruto.

Ndërkohë, e shprehur në numër kontratash, rritja e tregut gjatë vitit 2022 ishte disi më e kënaqshme. Kontratat e sigurimit u rritën me 10.6% krahasuar me një vit më parë dhe arritën një numër total prej 1.47 milionë. Në numër kontratash rritja më e lartë u shënua në segmentin e Jo-Jetës, me 10.9%, ndërsa në tregun e Jetës rritja ishte afërsisht 8%./E.Shehu

Burimi: AMF
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular