BallinaAktualitetHetimet për vrasjen e Liridona Ademajt, gazetari: Celulari i Naim Murselit është...

Hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt, gazetari: Celulari i Naim Murselit është hapur dhe është zbuluar një problem familjar, dyshohet se viktima…

spot_img
spot_img

Ditët e fundit të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, mes tyre dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli kanë dëshmuar në Prokurori në lidhje me ngjarjen.

I ftuar në “Open” përmes një lidhje live, gazetari Venhar Isufi tha se pista kryesore e hetimit nga autoritetet në Kosovë është një problem familjar mes çiftit.

Ai shton se pas hetimit të celularit të Naim Murselit, besohet se viktima i ka kërkuar bashkëshortit divorcin, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Po ashtu gazetari zbuloi se të arrestuarit për këtë ngjarje kanë pasur ndryshime në deklarate, një gjë të tillë ka bërë edhe babai i Naimi, Shaban Murseli.

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Kemi kuptuar se ka pasur disa ndryshime të deklaratave që janë dhënë në policinë e Kosovës nga të arrestuarit. Ajo që dimë deri më tani është se dyshimi është te një problem familjar që ka ndodhur më herët. Megjithatë këtë babai i Naim Murselit e ka mohuar fillimisht.

Prokuroria po zhvillon hetime në këtë pistë pasi është hapur edhe celulari. Nga zbulimet në telefonin e Naimit besohet se janë nxjerrë gjithë detajet. Naim Murseli ka pasur një shkëmbim mesazhesh me vëllanë e Kushtrim Kokallës, i afërm i tij. Problemi besohet se ka nisur në çiftin e Naimit dhe Liridonës dhe ajo i ka kërkuar atij divorcin, por ai nuk ka pranuar këtë. Më pas kemi pasur ndryshime të deklaratave edhe nga babai i Naim Murselit”, shpjegoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular