BallinaEkonomiWizz Air nis fluturime speciale nga Shqipëria për në Kampionatin Europian të...

Wizz Air nis fluturime speciale nga Shqipëria për në Kampionatin Europian të Futbollit 2024

Fluturime direkte për tifozët e futbollit nga Tirana në Gjermani për ndeshjet e grupeve të Kombëtares Shqiptare

Tiranë, 1 Shkurt, 2024 – Wizz Air, linja ajrore më e madhe dhe më e qëndrueshme për mjedisin në Shqipëri në nivel global njoftoi se do të kryejë fluturime speciale për tifozët shqiptarë të futbollit në ndeshjet e Kampionatit Europian të Futbollit në Gjermani. Fluturimet speciale do t’i çojnë tifozët në shtëpi edhe pas ndeshjeve.

Linja ajrore do të kryejë fluturime për ndeshjet nga Tirana në datat 15, 19 dhe 24 qershor. Tifozët e futbollit që dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar mund të blejnë biletat e tyre me çmim fiks sot nëpërmjet faqes së internetit të Wizz Air dhe aplikacionit celular të linjës ajrore.

Tamara Nikiforova, Menaxhere e Komunikimit të Wizz Air tha: “Ne jemi të kënaqur që mbështesim tifozët e kombëtares shqiptare duke i çuar ata në ndeshjet e Kampionatit Europian 2024, në mënyrë që të shohin personalisht lojtarët e tyre të preferuar dhe të brohorasin për ta. Oraret e fluturimeve janë përshtatur posaçërisht me datat e ndeshjeve, duke e bërë më të lehtë për tifozët të kthehen në shtëpi.”

NDESHJETFLUTURIMET​ORARETTARIFAT FIKSE
SHQIPËRI – ITALI  15 QERSHOR 2024, 21:00
DORTMUND
Tirana – Dortmund15 Qershor, 2024, 06:00179 EUR
Dortmund – Tirana16 Qershor 2024, 09:35179 EUR
Tirana – Dortmund15 Qershor 2024,12:25179 EUR
Dortmund – Tirana16 Qershor 2024, 09:25179 EUR
SHQIPËRI – KROACI 19 QERSHOR 2024, 15:00 HAMBURGTirana – Hamburg19 Qershor 2024, 06:00179 EUR
Hamburg – Tirana19 Qershor 2024, 21:25179 EUR
SHQIPËRI – SPANJE
24 QERSHOR 2024, 21:00
DUSSELDORF
Tirana – Dortmund24 Qershor 2024,06:00179 EUR
Dortmund – Tirana25 Qershor 2024, 09:15179 EUR
Tirana – Dortmund24 Qershor  2024,12:40179 EUR
Dortmund – Tirana25 Qershor 2024, 09:30179 EUR
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular