BallinaKultureYlljet Aliçka i ftuar në ARTROOF, falenderimi i Ilda Mejdani Jeha themelueses,...

Ylljet Aliçka i ftuar në ARTROOF, falenderimi i Ilda Mejdani Jeha themelueses, organizatores dhe moderatores të hapësirës kulturore-artistike në Institutin “ISSAT”

Dje në ARTROOF, mes miqsh e dashamirësish, nisi sezonin kulturor- artistik 2024, me tematikën mbi “Artin e Rrëfimit”. Themeluesja e ART ROOF, një hapësirë kulturore-artistike në Institutin “ISSAT” Ilda Mejdani Jeha e cila ishte dhe organizatore dhe moderator e këtij bashkëbisedimi duke bërë publike takimin në statusin e saj në FB shkruan: – “Ju falenderojmë Ylljet Aliçka, për bisedën e ngrohtë dhe të vlertë, për shkrimtarin dhe njeriun që njohëm më afër, falë besimit tuaj tek e vërteta dhe talentit për ta jetësuar në Art. Ju urojmë krijimtari të mbrothtë! Falenderojmë pjesëmarrësit për ardhjen, interesin e shprehur dhe përfshirjen entuziaste në ARTROOF”. Në këtë takim ishin mjaft personalite të letrave dhe jetës publike si shkrimtar, diplomatë, gazetarë, pegadgogë etj të cilët dëgjuan nga arti i rrëfimit në jetën dhe krijimtarinë e tij, realiteti shqiptar si humus letrar, rëndësia e lexuesit në fatin e autorit dhe Letërsisë, vlera e njohjes ndërkombëtare të shkrimtarëve shqiptarë, etj.
ART ROOF eshte hapësira kulturore-artistike në Institutin “ISSAT”, është MISIONI për të orientuar, ndihmuar e mbështetur Kulturën dhe Artin shqiptar.

ART ROOF u themelua fillim vitin e kaluar për të rikthyer me besim e durim, vetëdijen për rëndësinë e Kulturës dhe Artit ndaj Kombit dhe Shoqërisë. ART ROOF fton dhe bashkëudhëton me të gjithë artdashësit, krijuesit, autorët me përvojë dhe rishtarët e të gjitha zhanreve artistike, sipërmarrjet e komunitetet kulturore në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular