BallinaAktualitet"Besova se do isha numri 10 më i mirë në histori", postimi...

“Besova se do isha numri 10 më i mirë në histori”, postimi emocionues i Klodian Duros: U rrita duke u bullizuar nga të gjithë

Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, është kthyer pas në kohë, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale dy foto nga e kaluara. Njëra i përket viteve të para të karrierës si futbollist, ndërkohë që tjetra është nga dueli me Ronaldinjon, në testin miqësor Shqipëri – Milan, përfunduar 3-3 dhe që shihte Klodian Duron kapiten të ekipit. 

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Duro ka treguar se është bullizuar deri në moshën 18 vjeçare, kur debutoi me ekipin e parë. Askush nuk besonte te fiziku i tij, ndërsa elbasanasi nuk dorëzohej me besimin se një ditë do të ishte numri 10 më i mirë në histori. 

Ky është dhe mesazhi që 46-vjeçari kërkon të përcjellë në fund. Duro e mbyll duke thënë që të mos dorëzoheni kurrë, pavarësisht çfarë thonë të tjerët. 

POSTIMI I KLODIAN DUROS:  

Me topin luan mire por eshte i shkurter, i dobet, i vogel, ska fuqi, ska force, ska rezistence nuk perplaset nuk gjuan me koke, nuk luan dot, nuk behet futbollist.  

Vetem keto fjale degjoja çdo dite nga mosha 8 vjeç deri 18 vjeç derisa luajta ndeshjen time te pare me Elbasanin. U rrita duke u bullizuar nga te gjithe por duke punuar me koken ulur çdo dite e pa e humbur besimin tek vetja se nje dite do te isha nr 10 me i mire ne histori  

Gjithmone do bullizoheni e cfare nuk do flasin per ju pa ju njohur fare e pa ditur asgje per ju, por…  

Mos u dorezoni kurre  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular