BallinaKryesore“Betejat fitohen nga më të vendosurit”- Basha: Ne sulmohemi sepse nuk pranojmë...

“Betejat fitohen nga më të vendosurit”- Basha: Ne sulmohemi sepse nuk pranojmë të futemi në vathin e atyre që ditën bëjnë teatër dhe natën numërojnë paratë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë, është shprehur se gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit është kryer procesi i mundimshëm i ringritjes së PD.

Ai shton se betejat nuk fitohen nga më të fortët, por nga më të vendosurit dhe sipas PD dhe demokratët janë më të vendosur se kurrë.

Basha është shprehur se ata sulmohen pasi nuk kanë pranuar të futen në vathin e atyre që ditën bëjnë teatër gjoja të ndeshjeve politike dhe natën numërojnë paratë.

“Sulmohemi sepse ne nuk pranojmë të futemi në vathin e autokracisë politikë, oligarkisë ekonomike qe sot operohet nga të njëjta duar, që ditën bëjnë teatrin e gjoja ndeshjen politike dhe natën numërojnë paratë e pasuritë që ju grabisin së bashku shqiptarëve” tha Basha.

Kreu i PD theksoi faktin se ata janë e vetmja parti politike jashtë sistemit të zullumit.

Jemi e vetmja parti politike jashtë sistemi të zullumit. Do të qëndrojmë jashtë sistemit të zullumit, do ta mundim zullumin dhe do t’ja japim shqiptarëve shpresën që meritojnë”, shtoi ai

Basha: Ju falenderoj për procesin e mundimshëm, procesin e ringritjes së PD në këto gjashtë muaj. Është një kohë e vështirë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Një kohë me sfida për mbarë globin. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, është lufta mes autokracisë dhe demokracisë. Kjo luftë po zhvillohet kudo, jo me armë, por me armë të ftohta në cdo shesh, rrugë e qytete, në veçanti në Shqipëri.

Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje. Të mbajë kontrollin në një grusht njerëzish, që menaxhojnë vendin.

Synimi është i qartë, fatet e këtij vendi t’i kontrollojë një pakicë obsolute. Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë atë për veten  e tyre dhe klientët e tyre.

Kjo është më afër asaj që lamë pas 34 vite më parë. Një diktaturë e një tipi të ri. Kështu e duan Shqipërinë, pa drejtësi, pa prona e pa kujtesë historike. E deshën Shqipërinë edhe pa PD, por nuk ia arritën këtë falë jush.

PD është këtu falë jush. Rruga përpara nuk është e lehtë.  Ne nuk jemi si ata, ata nuk kanë lidhje me vlerat tona.

Betejat nuk fitohen nga  më të fortit, por nga më të vendosurit. Dhe demokratët e Shqipërisë demonstruan këto dy vite vendosmëri, për mos t’u përkulur para ortekut.

Sulmohemi sepse ne nuk pranojmë të futemi në vathin e autokracisë politikë, oligarkisë ekonomike qe sot operohet nga të njëjta duar, që ditën bëjnë teatrin e gjoja ndeshjen politike dhe natën numërojnë paratë e pasuritë që ju grabisin së bashku shqiptarëve.

Jemi e vetmja parti politike jashtë sistemi të zullumit. Do të qëndrojmë jashtë sistemit të zullumit, do ta mundim zullumin dhe do t’ja japim shqiptarëve shpresën që meritojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular