BallinaKronikeMakina humb kontrollin dhe përplaset me karrotrecin, plagosen 4 djem në anë...

Makina humb kontrollin dhe përplaset me karrotrecin, plagosen 4 djem në anë të rrugës. Përfundojnë në spital 3 prej tyre

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme (3 shkurt) në zonën e 5 majit, duke palgosur katër djem të rinj.

Mësohet se një automjet tip golf 5, ka humbur kontrollit dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës, më pas ka përplasur 4 djem të rinj që ishin në cep të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, 3 prej të rinjve kanë përfunduar në spital, pasi kanë pasur dëmtime të lehta.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e drejtuesit të automjetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular