Polica e Kurbinit arrestoi Fatbardh Ismailin, 30-vjeçarin e shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 17 maj të vitit 2023, ku qëlloi më armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga pas një konflikti për numërimin e votave që babai i autorit kishte pasur më ish-ligjvënësin.
Arrestimi i 30-vjeçarit është bërë i mundur në fshatin Gurëz të Njësisë Administrativë Fushë Kuqë.
Ndaj të riut, gjykata e Lezhës më 25 maj të vitit të kaluar kishte caktuar masën ë sigurisë ‘arrest më burg’ më akuzat: “Vrasje më dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.
Pas ngjarjes së rëndë, u mësua së shkak për këtë atentat të mbetur në tentativë ndaj ish-deputetit të PS, ishte bërë një konflikt fizik që ky i fundit kishte pasur me babanë e autorit të ngjarjes më 15 maj, pas kontestimit të 2 votave sa i takon zgjedhjeve lokalë të 14 majit.
Babai i autorit të ngjarjes, ishte vëzhgues i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.
Dy ditë më vonë 30-vjeçari tentoi të merrte hak, dukë qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga, i cili po lëviztë i vetëm në aksin rrugor Laç-Mamurras.
Autori qëlloi tri herë ndaj tij, por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e preku 49-vjeçarin, i cili njoftoi menjëherë policinë për ngjarjen.