Gjyqtarja në qytetin Lecce të Italisë, Maria Francesca Mariano, ka raportuar në polici se në natën mes të enjtes dhe të premtes para shtëpisë së saj është lënë koka e përgjakur e një dhie dhe e shpuar me thikë.
Siç raportojnë mediat italiane, gjyqtarja ishte nën mbrojtje pasi muaj më parë kishe marrë disa letra kërcënuese.
“Frikësimi që merr gjyqtarja besohet të jetë i lidhur me hetimet që çuan në operacionin anti-mafia, në të cilin 22 persona nga klani ‘Lamendola-Cantanna’ që besohej se ishin pjesë e ‘Scu’ që u arrestuan më 17 korrik”, ka thënë prokurorja e rastit, Carmen Ruggiero.