BallinaKronikeZbulohet një laborator për përgatitjen e heroinës, në pranga pronari shqiptar! Sjellja...

Zbulohet një laborator për përgatitjen e heroinës, në pranga pronari shqiptar! Sjellja në makinë e nxori zbuluar para policisë

spot_img
spot_img

Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator për përgatitjen e heroinës në San Severo, ndërsa në pranga është vënë një 40-vjeçar shqiptar, të cilit iu sekuestrua 18 kilogramë lëndë narkotike.

Kontrolli nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime.

Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, policia nisi të ndjekë makinën deri në “Luisa Fantasia”, ku kanë identifikuar drejtuesin e mjetit.

Shoferi, tashmë i njohur për policinë, është shfaqur i shqetësuar dhe policia i ka gjetur çelësat e një makine tjetër.

Në  mjetin tjetër policia gjeti të fshehur 16500 euro dhe 6 kg heroinë.

Më pas Guardia Di Finanza ka kontrolluar shtëpinë e të arrestuarit, një shtetas shqiptar 40 vjeç, duke gjetur një laborator të vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike, me mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitje së bashku me mbi 11 kg heroinë, kokainë dhe morfinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular