BallinaPolitikeZgjidhen 5 krerët e degëve në PD/Sekretari për Organizimin Taulant Zeneli: Nën...

Zgjidhen 5 krerët e degëve në PD/Sekretari për Organizimin Taulant Zeneli: Nën drejtimin Bashës, do të punojmë maksimalisht për ringritjen

Nga Taulant Zeneli
SEKRETAR EKZEKUTIV PER ORGANIZIMIN
Me përgjegjësi dhe angazhim maksimal filluam procesin e zgjedhjeve të ekipeve drejtuese në çdo degë të Partisë Demokratike.

Një falenderim shkon për të gjithë anëtarët dhe strukturat e PD të degëve Tirana 2, 8, Roskovec, Patos dhe Fier që me pjesmarrjen e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm, treguan edhe njëherë përkushtim dhe përgjegjësi.

Do të jenë simpatizantët, anëtarët, drejtuesit dhe strukturat e çdo dege të PD, të cilat nën drejtimin e z. Basha, do të punojnë maksimalisht për ringritjen e PD, sepse kjo gjë nuk është thjesht një detyrim për demokratët, por tashmë është misioni ynë kryesor.

Janë simpatizantët, qëndrestarët, anëtarët dhe e gjithë struktura e PD, që përmes kontributit dhe angazhimit të tyre, do të konfirmojnë edhe njëherë më shumë, që PD është e vetmja alternativë qeverisëse, që do t’ju kthejë shpresën shqiptarëve dhe do ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë, të zhvilluar dhe me mundësi për të gjithë, do

ta bëjë Shqipërinë pjesë të familjes së madhe Europiane. Suksese për Kryetarët dhe anëtarët e Kryesive të zgjedhura:

Pellumb Seferi

Mirlinda Çollaku

Eriselda Zotaj Çelaj

Shezai Sinanaj

Syrja Misiraj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular