Shuhet valltarja Lili Cingu, “Nder i Kombit”! Cingu është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.
Lili Cingu ishte etiketuar ‘Perëndesha e Valles Shqipe’, ndërsa qëndroi 45 vite në skenë. Ajo ishte e njohur për kërcimet me Rexhep Çelikun.
“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.