BallinaAktualitetKrenari shqiptare/Ministria Britanike e Drejtësisë i akordon kompanisë Oliver&Hasani Solicitors deri në...

Krenari shqiptare/Ministria Britanike e Drejtësisë i akordon kompanisë Oliver&Hasani Solicitors deri në 2029, kontratën për shërbime ligjore të subvencionuara nga shteti

spot_img
spot_img

Shqiptaret duhet te krenohen per historite e suksesit qe prodhojne ne diaspore. Nje emer shume i spikatur tashme dhe i njohur per bashkeatdhetaret tane qe punojne dhe jetojne ne Britani te Madhe, por edhe per publikun brenda Shqiperise apo dhe ne troje shqiptare, sot ka marr nje kontrate sherbimi per metita te vecanta nga Ministria e Drejtiese se Britanise se Madhe. Ai quhet Naim Hasani, nje avokat i shkelqyer i cili me pune e tij profesionale ka bindur jo vetem bashkeatdhetaret tane ne Britani, por edhe Ministrine e Drejtesise se ketij vendi demokratik qe i ka zgjatur kontraren per sherbime te subvencionuara nga shteti edhe per 5 vite te tjera. Vet zoti Hasani e jep lajmin ne FB teksa shkruan me plote emocion dhe shpreh angazhimin e tij se do te jap me te miren ne mbrojtje te ligjit.

Statusi i avokat Naim Hasanit

Te dashur Miq,

Kam kenaqesine te njoftoj vendimin e Ministrise Britanike te Drejtesise per ti akorduar kompanise avokatore qe une drejtoj Oliver & Hasani Solicitors edhe per 5 vite tjera deri ne 31 Gusht 2029, kontraten per sherbime te subvencionuara nga shteti (legal aid) ne ceshtjet dhe procedurat ligjore ne fushen e emigracionit, azilit dhe te drejtes publike e kushtetuese (public law), perfshi edhe sherbimet ligjore me ndihme juridike falas ne qendrat kryesore te mbajtjes se emigranëve te paligjshem (Detention Centres) ne Angli.

Padyshim ky vendim vjen pas nje pune te vazhdueshme 5 vjecare nen kontraten e akorduar nga Ministria e Drejtesise 5 vite me pare nga 1 Shtatori i vitit 2018, ku ekspertiza ligjore e zyres tone eshte vleresuar vazhdimisht nga audimi i brendeshem i Legal Aid Agecy ne nivelin Kategori e Pare, Excellence.

Gjithashtu kam kenaqesine te njoftoj se Ministria e Drejtesise i ka akorduar zyres tone per te pares here kontrate te veçante per sherbime ligjore te subvencionuara nga shteti (legal aid) po ashtu per nje periulle 5 vjecare deri 31 Gusht 2029 ne ceshtje civile familjare (family law) dhe ndermjetesimit familjar(family mediation).

Duke qene se kompania Oliver & Hasani Solicitors ka assistuar shume shqiptarë nder vite nepermjet kontrates 5 vjecare qe po perfundon, pervec komuniteteve tjera nga shume vende te botes ne ceshtje te azilit, emigracionit dhe se drejtes publike, ky eshte nje lajm shume i mire per komunitetin tone ne Britani duke qene nje garant me shume i mbrojtjes dhe respektimit te te drejtave dhe lirive themelore te cdo individi, pamvaresisht origjines apo perfaqesise etnike.

Falenderoj pa dyshim shtetin Britanik per besimin e vazhdueshem dhe bashkepunimin e panderprere per te siguruar mbisundimin e ligjit per cdo qytetar.

Ne vecanti dua te falenderoj stafin e mrekullueshem te kompanise tone qe kane bere te mundur qe sebashku te arrijme suksese si kjo e sotmja.

Qe nga data 1 Shtator 2024, tashme Oliver & Hasani Solicitors do te ofroje sherbimet me te reja dhe shume te nevojshme per komunitetin shqiptar ne Britani dhe jo vetem, sic jane ceshtjet ligjore familjare dhe ndermjetesim familjar!

Komuniteti shqiptar duhet dhe do te njihet gjithmone per histori suksesi, pamvaresisht situatave momentale te veshtira sic kemi pare kohet e fundit.

Krenar me qene shqiptar dhe perfaqesues i drejtesise Britanike.

🇬🇧🇦🇱🙏

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular