BallinaAktualitetAvokati i Popullit konstaton shkelje në komisariatin e Policisë të Malësisë së...

Avokati i Popullit konstaton shkelje në komisariatin e Policisë të Malësisë së Madhe

spot_img
spot_img

Avokati i Popullit, në ushtrim të mandatit të tij kushtetues, ka ndërmarrë një qëndrim proaktiv duke nisur me iniciativë hetimin e rastit të rëndë të denoncuar në media, ku mjeku D.H. dyshohet të ketë kryer veprat penale të “Pornografisë” dhe “Trafikimit të të miturve”, ndaj një 16 vjeçareje me të cilën ai pretendon se ka lidhur një “martesë” në xhami.

Nëpërmjet këtij komunikimi, Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendje rekomandimet dhe propozimet e tij të mëparshme për mbrojtjen e fëmijëve nga martesat e hershme dhe shfrytëzimi seksual.

Duke i vlerësuar të domosdoshme përmirësimet e mëtejshme të kuadrit normativ, Avokati i Popullit ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi seksual është e domosdoshme për sigurinë dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm.

Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtimet ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të mitur.

Ndërsa e konsideron ngjarjen alarmante për të drejtat e të miturave, Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave. Rekomandimet konkrete të Avokatit të Popullit për të përmirësuar mbrojtjen e fëmijëve do të integrohen në ndryshimet e Kodit Penal, veçanërisht në seksionin “Krime seksuale me të mitur”.

Ministria e Drejtësisë i ka vlerësuar këto rekomandime në ndërmarrjen e hapave konkrete në përmirësimin e legjislacionit, për të garantuar që mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç.

Avokati i Popullit kujton detyrimin e shtetit dhe institucioneve për të garantuar një mjedis të sigurtë dhe për të edukuar fëmijët mbi të drejtat e tyre. Avokati i Popullit përcjell një apel të fortë për hetimin objektiv të rastit dhe ndëshkimin e autorit të mundshëm.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, duke shprehur shqetësimin e thellë për rastin dhe ndikimin e madh të tij në debatin shoqëror, inkurajon një reflektim të kujdesshëm, duke theksuar se provokimi i një diskursi të tejkaluar dhe të tensionuar nga të gjitha palët, mund të kthehet në një pengesë për një dialog të shëndetshëm dhe konstruktiv.

Një qasje e moderuar e të gjithë aktorëve është më e dobishme për të gjetur zgjidhje, pa e shtuar tensionin, por duke patur në qendër të vëmendjes të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve do të kontribuonte në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Gjithashtu, Avokati i Popullit vlerëson nevojën për nisjen e një fushate të gjerë sensibilizuese në shoqëri për të parandaluar raste të tilla shqetësuese dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në vend.

Përsa më sipër, Avokati i Popullit angazhohet se do të vijojë të shfaqi një rol dhe kontribut të vazhdueshëm për të garantuar një mjedis ligjor dhe shoqëror më të mbrojtur dhe të drejtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular