BallinaOP EDMë në fund ‘’neutralët’’ i nënshtrohen lidershipit të Sali Berishës

Më në fund ‘’neutralët’’ i nënshtrohen lidershipit të Sali Berishës

spot_img
spot_img

Nga Ervis Iljazaj

Protesta e rithemelimit sot përtej pamjeve të zakonshme në parlament dhe jashtë tij, kishte një lajm domethënës.

Gazment Bardhi dhe deputetët që e ndjekin atë, të cilët deri më sot kanë mbajtuar një qëndrim neutral për sa i përket lidershipit të Berishës, u panë poshtë ballkonit të tij duke legjitimuar ‘’rrugën e shpresës’’ si rrugën e vetme opozitare.

Deri më sot, Gazment Bardhi nuk e ka ka njohur Sali Berishën si kryetar te rithemelimit, madje as Flamur Nokën si sekretar të përgjithshëm sepse mendon se e mban vetë këtë post.

Me vajtjen poshtë ballkonit të Berishës neutralët u rreshtuan nën Berishën duke e njohur de fakto si liderin e tyre. Ky po që është një lajm i rëndësishëm për zhvillimet brenda atij formacioni politik.

Me sa duket Bardhi dhe të tjerët, edhe pse u munduan gjatë gjithë kësaj kohe të ndërtonin një politikë autonome përtej emrit të Sali Berishës , nuk ja arritën dot. Kuptuan që as nuk mund ta përdorin dot Berishën për qëllimet e tyre politike dhe as të trashëgonin elektoratin e tij.

Përkundrazi, ky i fundit i përdori ata për betejën e tij.

Të gjithë këta deputetë e kuptuan fare mirë se politikisht nuk përfaqësojnë asgjë.

Të vetmen shpresë kanë të rreshtohen pas Sali Berishës nëse duan të fitojnë ndonjë vend në listë si deputetë të ardhshëm.

Të pafuqishëm për të ndërtuar politikën e tyre, u dorëzuan pa kushte ndaj popullaritetit të Sali Berishës.

Kjo konfirmon edhe njëhër se e djathta sot në Shqipëri ndahet në Berishiste dhe jo Berishiste, e cila përfaqësohet nga Lulzim Basha.

Të gjithë të tjerët nuk vlejnë asgje politikisht. Prandaj u duhet të rreshtohen pro njërit ose tjetrit. Të vetmit që kanë treguar se kanë elektorat brenda elektoratit të djathtë.

Prandaj bashkimi i disa deputetëve nuk mund të konsiderohet bashkimi i të djathtës, për sa kohë nuk bashkohet elektorati.

Bashkimi i Bardhit me Berishën në këtë kuptim nuk ka asnjë vlerë për të djathtën shqiptare.

Megjithatë, ky është një qëndrim politik i qartë i cili vlen pas një kohe të gjatë neutraliteti nga këta deputetë. Tashmë rithemelimi nuk ka dhe as nuk mund të ketë lider tjetër vecse Sali Berishën.

Edhe pse njohja de fakto e liderishipit të Sali Berishës dhe bashkimi me të ka kontradiksione të thella në vetvete.

Nga takimi me Escobar në Amerikë te njohja e Berishës si lider, të cilin ky i fundit e ka quajtur publikisht si të korruptuar përbën një anomali.

Apo te qëndrimet te SPAK, ku Berisha e konsideron organizatë kriminale dhe Gaz Bardhi ka besim te ai instucion. Të gjitha këto qëndrime përbëjnë kontradiksione të cilat duhen parë se cfarë do të sjellin për rithemelimin.

Megjithatë, për politikën janë më mirë qëndrimet e qarta se sa neutraliteti .

Tashmë palët janë të qarta dhe mbetet për tu parë se cilat do të jenë zhvillimet në ditët në vijim.

Por një gjë duhet theksuar. Në politikë nuk ka neutralitet. Këtë gjë me sa duket e kuptuan Gazment Bardhi dhe të tjerët.

Me sa duket erdhën te qëndrimet e Flamur Nokës dhe Albana Vokshit dy vite më pas.

Dy vite kohë të humbura me luahatje politike të cilat kanë pasur si synim vetëm poszicionin e sigurtë politik të tyre dhe asgjë parimore.

Sepse të kuptohemi, ata po shkojnë sot te Berisha jo se mendojnë njësoj, jo se kanë qëndrime të njëjta apo se besojnë se ai mund ti sjellë në pushtet, por thjesht nga halli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular