BallinaAktualitetNdahet nga jeta portieri legjendar i Real Madrid

Ndahet nga jeta portieri legjendar i Real Madrid

spot_img
spot_img

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Miguel Ángel González Suarez, i njohur më mirë si Miguel Ángel, portier legjendar i Realit të Madridit midis viteve ‘70 dhe ’80.

“El Gato” (nofka e tij) vuante nga ALS (Skleroza Laterale Amiotrofike), sëmundje të cilën ia kishte zbuluar publikut që më 17 dhjetor 2022.

Miguel Ángel luajti për klubin e bardhë për 18 sezone, duke u aktivizuar në total në 346 ndeshje. Ai iu bashkua klubit “merengues” në vitin 1967 nga Couto Sports Group.

Konkurrenca e ashpër me Betancort dhe García Remón bëri që të huazohej te Castellón në sezonin e tij të parë. Më pas u kthye, por rolin e titullarit do ta merrte përfundimisht në vitin 1974.

Që atëherë, ai nuk e lëshoi fanellën më numrin 1 deri një dekadë më vonë. Me Real Madrid, Miguel Ángel, fitoi 6 tituj të La ligës (1971–72, 1974–75, 1975–76, 1977–78, 1978–79, 1979–80), 5 herë Kupën e Mbretit në vitet 1969–70, 1973–74, 1974–75, 1979–80, 1981–82 dhe Kupën UEFA në vitin 1985.

Miguel Ángel, gjithashtu luajti 18 herë në përfaqësuesen e Spanjës, duke u bërë portieri titullar i ekipit në Kupën e Botës 1978, në Argjentinë. Ai gjithashtu ishte pjesë e grupit që mori pjesë në Kupën e Botës 1982 në Spanjë.

Ndahet nga jeta portieri legjendar i Real Madrid
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular