PS do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 11 shkurt, ku pritet të diskutohet riorganizimi i partisë, si edhe situata politike në vend.
Në një mesazh drejtuar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi shkruan se mbledhja do të zhvillohet të dielën në orën 10:30 me kërkesë të kryetarit të partisë, Edi Rama.
Klosi shkruan se pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara”, shkruan Klosi.