Sekretari amerikan i Shtetit Blinken pritet të vizitojë Tiranën me datë..

0
375
Secretary of State Antony Blinken speaks about Russia and Ukraine during a briefing at the State Department on Wednesday, Jan. 26, 2022, in Washington. (Brendan Smialowski/Pool via AP)

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken pritet te vizitoje Tiranen me date 16 shkurt.

Burime diplomatike në Washington, i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO.

Vitin e shkuar, sekretari Blinken komentoi me nota  të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.