BallinaPolitikeXhemal Gjunkshi thirrje qeverisë: Shpenzoni 2% të GDP nga buxheti i shtetit...

Xhemal Gjunkshi thirrje qeverisë: Shpenzoni 2% të GDP nga buxheti i shtetit për rritjen e kapaciteteve ushtarake

spot_img
spot_img

Gjeneral Xhemal Gjunkshi , ish shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, ka analizuar situatën në Ballkanit si dhe kërcënimet që vijnë nga palët e treta për destabilizuar rajoni.

Në cilësinë e Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe koordinimit Euroatlantik në PD, Gjunkshi ka ripërsëritur në “Ekspres” nevojën për të ndihmuar Kosovën që të armatoset.

Gjunkshi tha se, “Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha , ka dorëzuar në Kuvend amendamentin ku kërkon ndryshimin e buxhetit të shtetit, për t’i dhënë 50 mln euro Kosovës ndihmë ushtarake”.

Sipas tij, duke marrë parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në Republikën e Kosovës nën dritën e fakteve të një acarimi të paprovokuar të gjendjes së sigurisë nga Serbia, bëhet e domosdoshme një ndihmë financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë nga ana e Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024.

Kjo ndihmë financiare, theksoi Gjenerali Gjunkshi,  ka për synim forcimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale”

Nuk duhet të mbështesim vetëm politikisht popullin vëlla të Kosovës, por dhe të mbështesim me akte konkrete, u shpreh Gjunkshi.

“Duhet ti japim shembull për të ndihmuar Kosovës dhe në këtë mënyrë japim shembullin tonë që ne jemi në krah të vëllezërve tanë.  Në këtë mënyrë rruaj dhe i shërbejmë interesit tonë kombëtar”. 

Duke analizuar kapacitete ushtarake që disponon Shqipëria, Ish-Shefi i Shtabit të FA, tha se, “Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë e gatshme në çdo moment për të reaguar.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Ekspres” Nolian Lole, se a është e gatshme Shqipëria të reagoj në rast të një agresioni të ndodhur ndaj vendit tonë, Gjunkshi ka theksuar që Shqipëria gjithmonë ka qene dhe do të jetë e gatshme për të mbrojtur dhe garantuar sigurinë e saj territoriale. 

“Jemi më shumë se kurrë të gatshëm për të reaguar sepse Shqipëria është një vend i NATO-s dhe si e tillë që përveç sigurisë që ajo merr, ajo dhe ka prodhuar siguri. Ne përfaqësohemi  denjësisht me forcat tona, me trupat elitë të FA , qoftë ato Komando apo forcave Speciale apo me njësitë e tjera të luftimit.  Kjo është një përvojë e fituar e forcave tona në këto misione që ka shërbyer prej kaq kohës si forca e NATO-s”, theksoi  ai.

Gjithashtu ai tha se, si pjesë e NATO-s, Shqipëria patjetër duhet të investoj të rritjen e kapaciteteve ushtarake,  por sipas tij, nuk mund të ndodh një situatë tensionimi, por në qofse ndodh, unë besoj se aktivizohet “Artikulli 5” i NATO-s, i cili do të thotë që NATO ka për detyrë që të mbaje çdo centimetër katror  të kufirit të saj.

“Çdo shtet duhet të plotësojë dhe kapacitetet e veta kombëtare.  Dua ti bëj thirrje qeverisë që të shpenzojë 2% të GDP nga buxheti i shtetit për rritjen e kapaciteteve ushtarake.  Strukturat përgjegjëse duhet ti vendosin këto para sa më shpejt në eficencë dhe mos të lejojnë që ky fond të digjet de të shkoj diku tjetër.  Në radhë të parë duhet të investojmë në FA dhe të kapaciteteve tona mbrojtëse”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular