BallinaSociale“Guga mbledh shqiptarët e pasur në botë. 12 humanistë në skenë për...

“Guga mbledh shqiptarët e pasur në botë. 12 humanistë në skenë për çmimin Nënë Tereza”

spot_img
spot_img

E kemi ndjekur në rrjetet sociale të publikojë skenografinë e edicionit të 3-t të spektaklit madhështor “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i cili këtë vit do të jetë kryeqyteti shqiptarë, Tirana e cila do të mirëpres 12 shqiptarë të suksesshëm ne vende të ndryshme në botës.
Realizimi i spektaklit do të jetë Teatari Kombëtar i Operës dhe Baletit ku do të mirëpres artistë e biznesmenë të cilët e kanë lartësuar emrin e vendit nga vijnë, Shqipëri. Padiskutim që do të jenë po ata bashkëpunëtor besnik që e kanë shoqëruar Gugën edhe në produksione të tjera si: skenografi i mirënjohur Bledar Gërcaliu, drejtori i fotografise Olsi Tufa, mjeshtri i audios Andri Gjini, grafisti i talentuar Taulant Hyso, kryeredaktoria Fabjola Kuburi, drejtori i prodhimit Leko Gjermani, orkestruesi i talentuar Jusiald Xhani, kryekoordinatori Enea Trimi e deri tek regjisori Armelin Llanaj. Sokol Guga shprehet se ky edicion do të jetë shumë i kushtueshëm financiarisht pasi per secilin personalitet do te ngrihet nje grup xhirimi për ti xhiruar në vendet ku ata jetojnë.
Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” do të ketë edhe artistë të ftuar special të cilët do ti bashkohen këtij organizimi madhështor nga balerinë, tenor, soprano, aktor, të cilët do të shoqërohem nga orkestra filarmonike.
Një mbrëmje madhështore pritet të vij sëshpejti në ekranin e televizionit kombëtar Klan Plus. Nuk është konfirmuar ende nëse Sokol Guga do të ketë në krah një personalitet apo do të jetë i vetëm në prezantim. Puna ka filluar e pritet të ndjekim hap pas hapi punën e producentit Guga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular