BallinaKryesoreNga mbështetja për Kosovën te ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar, Basha propozon...

Nga mbështetja për Kosovën te ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar, Basha propozon amendamentin për strategjinë e sigurisë kombëtare në Kuvend

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë, amendamentin për disa ndryshime në Projektligjin “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Basha propozoi dhe përfshirjen e mbështetjes nga Republika e Shqipërisë për Republikën e Kosovës në formën e ndihmës financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë në vlerën prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024.

Propozimi i dytë lidhet me trajtimin e rrezikut që vjen nga korrupsioni në nivele të larta. Për këtë kryetari i PD propozon përfshirjen në strategjinë e sigurisë kombëtare të fuqizimit të bazës ligjore dhe instrumenteve të kontrollit të integritetit të figurës së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.

“Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Kosovë nuk ishte një incident i izoluar. Përpjekja për të inskenuar tensione permanente në disa vende të rajonit dhe në veçanti infiltrimi i strukturave të armatosura paraushtarake në Kosovë për të orkestruar marrjen me dhunë të një pjese të territorit të një shteti të pavarur, tregojnë qartë për një strategji destabilizimi dhe zhytjen e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s”, – argumenton kreu demokrat në draft amendamentin e tij të depozituar tashmë në Kuvend.

Sipas Bashës, “mbrojtja dhe siguria e integritetit territorial, kapaciteteve të sigurisë dhe funksionimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, janë prioritete të sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, që burojnë jo vetëm nga detyrimi kushtetues, por gjithashtu dhe në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare për të siguruar, paqe, stabilitet dhe rritje të bashkëpunimit në rajonin tonë drejt së ardhmes dhe vlerave euro-atlantike. Në vijim të frymës së parimeve të parashtruara më lartë, Republika e Shqipërisë duhet të japë një kontribut real aktiv ndaj Republikës së Kosovës në formën e ndihmës financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë në vlerën prej së paku 5 miliardë lekë në vit duke filluar nga viti 2024.

Ky kontribut aktiv financiar i Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës duhet të ofrohet me qëllimin rritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë për të penguar me çdo kusht aktorë të tretë që synojnë të shfrytëzojnë çështjet ndëretnike për të influencuar zhvillimet e brendshme politike, dhe amplifikuar problematikat ekzistuese me qëllim destabilizimin e rajonit dhe përkeqësimin e parametrave të sigurisë”.

Propozimi i dytë lidhet me trajtimin e rrezikut që vjen nga korrupsioni në nivele të larta. “Korrupsioni përbën një kërcënim të qartë dhe të pranishëm ndaj sigurisë kombëtare dhe kërkon një përgjigje në përputhje me frymën dhe vendimet e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular