Gara e Nations League, që do të mbahet këtë vit është mjaft e rëndësishme për kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë synojnë Ligën A në shortin që do të hidhet në orën 18:00 dhe që do të transmetohet drejtpërdrejtë në Tv Klan.
Ekipi i Sylvinho mund të ketë përballë rivalë si Anglia, Uells, Turqia, Greqia apo edhe çekia. Pritshmëritë për kuqezinjtë janë rritur pas kualifikimit për në Europian.
“Ndeshjet do të nisin në Shtator dhe mbyllen në Nëntor. Projekti i FSHF është që të mos mjaftohemi me Europianin… Prova e radhës është Nations League. Kemi mundësi të ngjitemi në Ligën A”, tha Fatjon Kodra, drejtor i Komunikimit në FSHF.
Përveç pritshmërive dhe objektivi për t’u ngjitur një ligë më lart, cili mund të jetë shpërblimi nga ana sportive.
“Nations League do japë dy bileta për Botëror dhe ky është synimi më i madh i FSHF”, tha Kodra
Finalet e Nations League do të mbahen në verën e vitit 2025.
Tv Klan