FOTOT/ Moti i keq “paralizon” Bypass-in e Murrizit, dhjetëra automjete të bllokuara në krahun e Tiranës për më shumë se një orë

0
223

Prej mëngjesit të sotëm, moti i keq ka përshirë disa qytete në vend, ku reshjet e dendura të shiut dhe breshëri, kanë vështirësuar dhe bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Bypassi i Murrizit në kahun e Tiranës, është “paralizuar” plotësisht prej më shumë se një ore.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga News24, radha e makinave që kanë mbetur të bllokuara është bërë tejet e gjatë.

Sipas informacioneve, bllokimi ka ndodhur për shkak të breshrit dhe rrëshqitjes së gurëve.

Një borëpastruese është nisur drejt këtij aksi, por është e pamundur të ndërhyjë në pikën ku makinat kanë mbetur të bllokuara.