BallinaKryesore“Të tregojmë diferencën mes nesh dhe moçalit të Bermudës”- Basha: Kanë frikë...

“Të tregojmë diferencën mes nesh dhe moçalit të Bermudës”- Basha: Kanë frikë se po u vjen dita e përballjes me ligjin! I janë përveshur SPAK sepse…

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga një takim me degën e PD në Dimal foli për atë që ai e quan trekëndëshi i Bermudës, duke theksuar se për interesa personale kanë marrë peng Shqipërinë. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se këta persona kanë frikë se po u vjen dita e përballjes me të vërtetën dhe me ligjin. Sipas tij, frika nga drejtësia i ka detyruar që të sulmojnë dhe intimidojnë Prokurorinë e Posaçme

“Të tregojmë me vepra diferencën mes nesh dhe moçalit të Bermudës, moçalit të interesave personave, të interesave të tarafeve politike, ekonomike dhe kriminale ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktore që kanë marrë peng Shqipërinë, kanë marrë peng të ardhmen e vendit, po përzënë fëmijët dhe të rinjtë vetëm për pasurimit tyre, për hir të pushtetit të tyre, apo për hir të anktheve që kanë se shumë shpejt do të vijë dita e përballje me të vërtetën dhe ligjin. Të ngjashmit e tyre në vende fqinj, tashmë anëtare të BE janë përballur me ligjin dhe kjo është një rrugë pa kthim, si rruga e Shqipërisë evropiane.

Meraku që kanë është një ofensive ndaj SPAK për ta kërcënuar dhe intimiduar. Nuk ka kaluar 10 ditë që kur zv.kryeministri i Ramës tregoi me gisht Ramën dhe Veliajn si përfitues dhe pronarë të aferës së inceneratorëce. Kjo tregon se pse i janë përveshur SPAK dhe drejtësisë. Kanë frikë dhe padiskutim që duhet të kenë frikë”, tha ndër të tjera Basha.

Basha u shpreh se PD mbështet drejtësinë dhe SPAK, pasi fundi i pandëshkueshmërisë theksoi ai është fillimi i Shqipërisë evropiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular