BallinaKronikeHalla e 27-vjeçares që dyshohet se u vetëvra në Kamëz: Ajo shkoi...

Halla e 27-vjeçares që dyshohet se u vetëvra në Kamëz: Ajo shkoi të punonte tek ky mostra si pastruese

Halla e 27-vjeçares që dyshohet se u vetëvra në Kamëz pasi foto e saj me personazhin e TikTok, Altin Çoku u bë virale ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Ajo është shprehur se viktima kishte shkuar të punonte si pastuese tek 39-vjeçari, i cili është arrestuar pasi dyshohet se i ka shkaktuar vetëvrasje.

Halla tregoi se mbrëmjen e së shtunës (10 shkurt) kur 27-vjeçarja u hodh nga tarraca e katit të katërt kishte qenë në banesë me familjen dhe kishte dalë jashtë të pinte cigare.

“Kanë pasur komunikim me ish-burrin për gocën, Dyshimet janë tek ai dhe shokët e tij. Të zbardhet e vërteta, po e varrosim vajzën pa e ditur të vërtetën.

Bashkëshorti i saj këtu është, nuk është i përfshirë. Ajo ka një vajzë 2-vjeçe, s’do e bënte kurrë këtë.

Ne, motra e vet, vëllai, vajza dhe nëna e vet, ishin të gjithë aty. Doli të pijë një cigare dhe ndodhi ajo, nuk dimë gjë tjetër.

Kishte 1 muaj që kishte ardhur këtu, shkoi duke punuar tek ky mostra. Punonte si pastruese tek shkallët”, tha ajo për mediat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular