BallinaKronike“Mos e nxirrni nga burgu”- Klodiana Lala zbardh mesazhin e nënës së...

“Mos e nxirrni nga burgu”- Klodiana Lala zbardh mesazhin e nënës së 27-vjeçares për policinë, pas ngjarjes së rëndë: Altin Çoku përdor sëmundjen si…

spot_img
spot_img

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kamëz, ku një vajzë 27-vjeçare i dha fund jetës pasi kërcënohej me publikim të fotove në rrjetin social ‘TikTok’, nga personazhi Altin Çoku.

Ajo tha se vajza 27-vjeçarje kishte një muaj e ca që ishte kthyer në Kamëz, pasi ishte në proces divorci nga bashkëshorti me të cilin ishte martuar me mblesëri në Kosovë.

Lala tha në studion e Open në News 24, se ka mësuar se nëna e së resë i ka kërkuar policisë të mos e nxjerrin nga burgu vrasësin e vajzës së saj dhe u ka thënë se ai përdor sëmundjen si alibi.

“Gruaja kishte ardhur vetëm një muaj e pak koha nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Para se të bullizojmë duhet të futemi në këpucën e asaj gruaje që përpiqej dëshpërimisht për të rritur fëmijën. Sot ajo nuk është më dhe ne duhet të ndihemi pak fajtor. Sot duhet të ndërgjegjësojmë shoqërinë shqiptare sa e rrezikshme është një foto e papërshtatshme në telefon.

Ajo ishte një vajzë që kishte një traumë për shkak të konflikteve me familjen e ish-bashkëshortit. Ishte larguar nga familja e tij, dhe mesa mora vesh ishte martuar me mblesëri. Nuk kam arritur të kontaktoj  më nënën sepse ishte shumë rëndë, por di që i kishte bërë thirrje policie të mos e lejojnë të dalë nga burgu. Ai e përdorur sëmundjen si alibi, i ka thënë policisë nëna e saj”, tha Lala.

Kujtojmë se policia ka arrestuar 39-vjeçarin pasi dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, gjë që ka çuar në vetëvrasjen e të resë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular