BallinaKronike“Nuk vrasin rrjetet sociale, por legjislacioni”- Eksperti i IT, pas ngjarjes në...

“Nuk vrasin rrjetet sociale, por legjislacioni”- Eksperti i IT, pas ngjarjes në Kamëz: Denoncimet nuk merren seriozisht, personazhe si Altin Çoku po ua shkatërrojnë jetën shumë personave

spot_img
spot_img

Eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kamëz, ku një 27-vjeçare i dha fund jetës për publikimin e një fotoje nga Altin Çoku, në rrjetin social TikTok.

Në një lidhje live në studion e “Open” në News24, Selamanaj ka thënë se nuk vrasin rrjetet sociale, por legjislacioni për të cilin tha se nuk është ndryshuar që nga viti 2009

Sipas tij, nëse një specialist i Policisë së Shtetit do të hynte në TikTok për 10 minuta do të zbulonte dhjetëra persona që duhej të ishin në burg dhe jo në rrjetet sociale.

“Në Shqipëri nuk po vrasin rrjetet sociale, por mungesa e legjislacionit. Ka një ligj të vitit 2002, i përmirësuar në vitin 2009 dhe nuk është prekur më. Kemi vjedhje të identitetit, shantazhi, që nuk trajtohen. Personazhi në fjalë ka kërcënuar me jetë vitin e fundit disa personazhe, me tritol, vrasje, djegie, etj. Si ky personazh ka shumë të tjerë që u shkatërrojnë jetën shumë personave në këto forma. Nuk kemi qoftë një ndalim, një procedim për këto raste.

Mjafton të hyjë një specialist i policisë në TikTok për 10 minuta dhe do të identifikojë persona që e kanë vendin prapa hekurave dhe jo në TikTok. Ka raste denoncimesh, deri më tani nuk janë marrë seriozisht. nëse do arrestoheshin 50-60 veta ju siguroj se gjuha e urrejtjes do të binte në rrjetet sociale”, u shpreh eksperti.

Ndërsa ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, thotë se është emergjente ndryshimi i Kodit Penal.

Sipas tij, ligji për shkaktimin e vetëvrasjes parashikohet vetëm për persona të afërm.

Shkaktimi i vetëvrasjes është deri në 7 vite burg, por autori dhe viktima duhet të kenë lidhje familjare. Pjesa kryesore që dua të citoj është emergjente azhornimi i Kodit Penal për të përcaktuar tek veprat penale edhe këto veprime shoqërisht të reja dhe të rrezikshme në Shqipëri.

Sa i përket përgjegjshmërisë së personit, fakti që personi është me precedentë penal dhe është dënuar disa herë e përjashton mundësinë e papërgjegjshmërisë përballë veprime penale që ka kryer.

Ai është një abuzim për shkak të injorancës. Të kesh një raport mjeko-ligjor nuk do të thotë se nuk do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të sakta për veprën penale të kryer. Një person mund të jetë i papërgjegjshëm për vjedhjen se është kleptoman, por është i përgjegjshëm për vrasje”, tha Beci.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular