BallinaEkonomi1200 biznese nga Kosova operojnë në Shqipëri, 2000 shqiptare janë në Kosovë

1200 biznese nga Kosova operojnë në Shqipëri, 2000 shqiptare janë në Kosovë

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia gjatë një diskutimi në Kosovë, si i ftuari në Oden Ekonomike të Kosovës, ka treguar se 1 200 biznese nga Kosova operojnë në Shqipëri, 2 000 të Shqipërisë janë në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka pritur në takim zëvendësministrin për Europën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia.

Në këtë takim është thënë se Kosova është partner i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë.

Rafuna ka treguar se qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i sfidave që paraqiten te bizneset, si dhe për ta bërë tregun e të dyja vendeve atraktiv për vizitorë.

Po ashtu ai shtoi se OEK është e gatshme për të kontribuar për thellimin e bashkëpunimit.

“Do të bisedojmë se cilat janë kërkesat dhe idetë, për një zhvillim ekonomik mes dy qeverive. Ne si Odë Ekonomike jemi të gatshëm të laborojmë për themelimin e bashkëpunimit”.

Lulzim Rafuna, tregoi po ashtu se janë nënshkruar 184 marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.

Ai përmendi një kërkesë të cilën tha se e kanë të kahershme.

“Bizneset për shkak te procedurave administrative paguhen më shumë dhe ideja e Odes Ekonomike që është duke shqyrtuar të funksionohet përmes një fature dhe kjo do ta ulte koston dhe s’do kishin humbje kohe dhe besoj që vullnet politik ka, ne si OEK jemi të gatshëm të laborojmë për themelimin e bashkëpunimit”.

Zëvendësministri për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia u shpreh se synimi i këtij takimi është tregu atraktiv për të dyja shtetet.

Ai bëri me dije se mbi 1287 biznese të Kosovës operojnë në Shqipëri, ndërsa nga Shqipëria 2022 biznese janë të regjistruara në Kosovë.

“Është një potencial i cili është i pafundmë sa i përket benefiteve dy palësh si u tha në takimet, ky është takimi i dytë i çështjeve diplomatike. Mbi 1287 biznese kosovare që është tregues i potencialit, ndërsa nga Shqipëria 2022 biznese janë të regjistruara në Kosovë. Prandaj synimi është tregu atraktiv për të dy shtetet”, u shpreh ai.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj shtoi se Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë.

“Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë. Ne e dimë se kemi çfarë të bëjmë, janë bërë gjëra të mira, por këto diskutime janë për t’i bërë akoma më mira”.

Kurse, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se në kuadër të këtij rrugëtimi, janë gjetur forma se si mund të avancohet shkëmbimi tregtar me Shqipërinë.

“Në të gjitha fushat mirëpo me fokus pjesa e prodhimit e investimit, mirëpo në të njëjtën kohë t’i adresojmë edhe problemet që hasen në pjesën e turizmit. Turizmin duhet ta kem edhe nga të rinjtë shqiptar se ata e kanë verën ne e kemi dimrin. Ne kemi një lidhje më të madhe me shumë marrëveshje bilaterale me më se shumti se çdo vend tjetër”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin shqiptar e tregojnë bizneset.

“Kosova është partner i fuqishëm për Shqipërinë jam i lumtur për këtë takim me ju biznesmenë nga Kosova e Shqipëria. Takimi kokë më kokë e kam pritur me rëndësi. Më mirë se sa e dini ju si biznese marrëdhënien e shkëlqyer që ka Kosova e Shqipëria”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular