BallinaKryesoreAlibeaj i prerë në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Nuk ka asnjë shans...

Alibeaj i prerë në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Nuk ka asnjë shans që PD të pranojë “primin”

spot_img

Për herë të parë pas shumë kohësh diskutimet në komisionin e Reformës Zgjedhore duket se iu rikthyen normalitetit, këtë herë duke dëgjuar propozimet e partive politike, në një mbledhje që u mbajt online.
Enkejeld Alibeaj, si bashkëdrejtues i komisionit dhe përfaqësues i Partisë Demokratike vuri që në fillim vijiën e kuqe. Konsensus dhe negociata, nuk do të ketë për një pikë, “Sistemin e primit”. Ky sistem parashikon bonus në mandate për partinë e cila ka fituar shumicën.

“Nuk ka shans të pranohet primi, siç është në sistemet e tjera. sot është e udhës që shqiptarët të qeverisen nga ato forca politike për aq sa mandate dhe mbështetje i japin.

Nëse doni të dini për mua, është mirë  sistemi me koalicione sepse koalicionet kanë një mundësi të mirë që ti bien ndesh autokracisë së njëshit të partisë  që merr gjithçka” tha Alibeaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular