BallinaKryesore“Kjo është java e Blinken!” Ish-ambasadori Çejku: Mbledhja në Këshillin e Sigurimit?...

“Kjo është java e Blinken!” Ish-ambasadori Çejku: Mbledhja në Këshillin e Sigurimit? U vu në pikëpyetje dialogu Kosovë-Serbi

spot_img

Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë, Arben Çejku, i ftuar në News24, foli për vizitën e Antony Blinken në Tiranë dhe mbledhjen në Këshillin e Sigurimit ku pati një përplasje Kurti – Vuçiç.

Sa i përket vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Çejko tha se është shumë e rëndësishme, për atë që përfaqëson ai dhe marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë dhe Ballkanin.

“ Kjo javë është java e Blinken, Ka nisur me lajmin që do vizitojë Tiranën e deri të dielën do diskutojmë mesazhet dhe axhendën e takimeve të tij. Kjo është një vizitë e rëndësishme për atë që përfaqëson ai dhe marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë dhe Ballkanin. Përfshirë Kosovën dhe marrëdhëniet e vështirësuara me Serbinë.

Faktorët politikë në Shqipëri po përpiqen të mos e marrin shumë në konsideratë vizitën duke e parë si diplomatike. Qytetarët do të kuptojnë mesazhet e SHBA për politikën tonë. Çdo mesazh duhet parë me kujdes. Zyrtarë të tillë vizitojnë vende që kanë problematike. Një dorë amerikane në lidhje me aspiratat tonë është e rëndësishme”, tha ai.

Çejku foli edhe në lidhje me situatën në Kosovë pas mbledhjes së OKB-së.

“Prologu i takimit, u parapri nga një seri deklaratash zyrtarësh në Prishtinë e Beograd. Duhet që palët do shkonin që të tregonin pozicionin e tyre, Kurti vuri theksin tek sovraniteti, ndërkohë që Vuçiç pas fitores në zgjedhjet e fundit kërkoi të konsolidonte qëndrimin e vet duke qetësuar faktorët e brendshëm në lidhje me situatën me Kosovën. Palët u kujdesën të ishin agresivë, duke vënë në pikëpyetje dialogun” u shpreh ish-ambasadori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular