BallinaKronikeShokuese! S’pranoi ndarjen, polici vret nënën dhe motrën e ish të dashurës!...

Shokuese! S’pranoi ndarjen, polici vret nënën dhe motrën e ish të dashurës! 22-vjeçarja shpëton duke u arratisur nga dritarja e tualetit

spot_img

Një ngjarje shokuese ka tronditur Italinë pasditen e së martës, ku polici i Guardia Di Finanzia, Christian Sodano ka vrarë me armë zjarri nënën e ish të dashurës dhe motrën e saj.

Krimi i rëndë ndodhi në Cisterna di Latina, pasi 27-vjeçari nuk ka pranuar ndarjen nga ish-partnerja e tij, Desyrée Amato, e cila i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.

Viktima kanë mbetur nëna e 22-vjeçares, Nicoletta Zomparelli, 49 vjeçe dhe motra e saj Renée Amato, 19-vjeçe.

Nënë e bijë raportohet se kanë mbrojtur me trupin e tyre 22-vjeçaren, para se i riu t’i qëllonte për vdekje.

Gjatë debatit mes Desyrée dhe Christian Sodano, nënë e bijë dyshohet se kanë qëndruar përpara 22-vjeçares dhe i kanë bërtitur 27-vjeçarit që ta linte të qetë.

Në atë moment, polici ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Desyrée arriti që të largohej duke u mbyllur brenda në banjë. Më pas, Sodano dyshohet se ka ndjekur 22-vjeçaren dhe ka goditur me shkelma derën e tualetit.

Megjithatë, e reja arriti të arratisej nga dritarja dhe më pas u fsheh në një pyll e doli në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Dy motrat dhe nëna e tyre ishin shumë të lidhura bashkë. Ato punonin në agjencinë e pasurive të patundshme familjare.

Christian Sodano raportohet se kishte fjetur në shtëpinë e familjes një natë para krimit të dyfishtë. Ndërsa pasditen e së nesërmes, debati i tyre ka arriti kulmin në tragjedinë që ndodhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular