Dhjetë projekte dixhitale të hartuara nga institucione publike, subjekte private dhe akademike në Shqipëri kanë arritur që të kalojnë fazën e parë të aplikimit për programin e Europës Dixhitale.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit si institucione bashkëdrejtuese të procesit të integrimit në fushën digjitale, në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin Digjital të Bashkimit Evropian (DEP) si “associated country” njoftuan se në këtë fazë ishin të paktën 14 aplikime.
Por cilat janë në fakt projektet e propozuara dhe institucionet apo subjektet që tashmë mund të vijojnë me procedurat e aplikimit për fazën dy?
“Në përgjigje të thirrjes së hapur për aplikime për fazën paraprake për EDIH u paraqitën gjithsej 14 aplikime. Pas shqyrtimit të aplikimeve njoftojmë se subjektet kandidate të përzgjedhura për të vijuar aplikimin me thirrjen e hapur për EDIH për Shqipërinë nga Komisioni Evropian janë:
- ALBICT DIVA – Digital Valley Albania 1.0;
- PROTIK DIU – Digital Innovation Unit;
- Fakulteti Ekonomik AI4DigiT – Artificial Intelligence for DIGItal Transformation;
- Tirana Business Universitety ADIh- Albanian Digital Innovation Hub;
- Softics Data Science AGDT – Albanian Gateëay to Digital Transformation;
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës ISA- InnoSphereAI;
- Fondi Shqiptar i Zhvillimit NEST – Netëork for Excellence in Smart Technologies;
- Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit ORCID – Open Research Creation and Innovation in Digitalization;
- One Albania T.A.H – Tirana AI Hub;
- Instituti Kanadez i Teknologjisë TIH – Tirana Innovation Hub;
“Ftohen të gjitha subjektet kandidate të përzgjedhura të vijojnë aplikimin sipas thirrjes së hapur nga Komisioni Evropian për EDIH për “associated country”” thuhet në njoftimin e MIE.
Programi i Europës Dixhitale
Ky program i Europës Dixhitale i nisur nga Komisioni Europian synon që të arritjen e dy sfidave të më të mëdha: Europës së Gjelbër dhe asaj dixhitale.
“Programi do të ofrojë fonde strategjike për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, duke mbështetur projekte në pesë fusha kyçe të kapacitetit: në superkompjuter, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, aftësi të avancuara dixhitale dhe sigurimin e një përdorimi të gjerë të teknologjive dixhitale në të gjithë ekonominë dhe shoqërinë, duke përfshirë përmes Qendrave të Inovacionit Dixhital.
Me një buxhet të përgjithshëm të planifikuar prej 7.5 miliardë euro (në çmimet aktuale), ai synon të përshpejtojë rimëkëmbjen ekonomike dhe të formësojë transformimin dixhital të shoqërisë dhe ekonomisë evropiane, duke sjellë përfitime për të gjithë, por në veçanti për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” thuhet në faqen e KE dedikuar programit.