BallinaPolitikeRama me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken: Presim turistë dhe investime...

Rama me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken: Presim turistë dhe investime nga SHBA

spot_img
spot_img

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pranë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama e quajti vizitën e tij si historike dhe një shenjë shumë të rëndësishme për raportin mes dy vendeve. Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se një nga pikat më të rëndësishme që është diskutuar sot është reforma në drejtësi, e cila, sipas tij, po jep rezultate dhe është e rëndësishme pasi tani mund të kuptohet se anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në gjyq.

“Kemi diskutuar se si të bëjmë institucionet më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë, sepse reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë, por ne kemi nisur të shohim rezultatet. Sot kam pasur mundësinë të takohem me prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reforma kryesore.

Është e rëndësishme të kuptohet se anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe vazhdon të bëhet përpara; ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa të rëndësishëm për anëtarësimin në BE.” – u shpreh Blinken.

Gjatë deklaratës së tij, kryeministri falënderoi mbështetjen e SHBA-së në ecurinë e Shqipërisë në procesin e antarsimit në BE.

“Dua ta falënderoj për një mbështetje për të cilën flitet e shihet pak, por është e dobishme për ecurinë e Shqipërisë në BE. Ky është një proces që varet nga çfarë bëjmë ne, nga gjykimi i aleatëve tanë, por prej disa vitesh e çmojmë shumë interesimin e administratës amerikane, Departamentit Amerikan dhe faktit që sekretari në takimet e rëndësishme nuk e lë pa e nënvizuar dhe nevojën për ta shtyrë më tutje këtë proces si një interes strategjik i Shteteve të Bashkuara” – u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se për sa i takon rajonit, të dyja vendet ndajnë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Ndërkohë që i bëri thirrje shqiptarëve të kujtojnë rolin e SHBA-së në ndërtimin e Kosovës si shtet.

“Nga ana tjetër, patjetër që kemi folur për rajonin, ku kemi ndarë të njëjtat shqetësime. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë për të gjitha vendet e rajonit, ne jemi investuar që rajoni të shkojë përpara. Ne do të vazhdojmë ta nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA kanë qenë, janë, dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes së Kosovës. Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA në rajon për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe Kosovë, nuk është i dorës së dytë, as një interes i ndarë në çfarëdo aspekti, nga interesi ynë, për të ndërtuar një të ardhme në paqe për gjeneratat e tjera.”

Gjatë deklaratës së tij, kryeministri vuri theksin edhe në një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri, turizmin. Ai u shpreh se Shqipëria është një vend, që Sekretari mund ta dëshmojë, që turistët amerikanë ta vizitojnë.

“Bashkëpunimi bilateral, një bashkëpunim i pandërprerë që po merr përmasa edhe ekonomike. Për ne është e padiskutueshme nevoja dhe e investimeve amerikane në Shqipëri, si një dëshmi, jo vetëm e kësaj marrëdhënie por edhe e vetëdijes për potencialin që Shqipëria ka, në sektorë shumë kritikë për botën e sotme, në këtë rast rajonin, si sektorin e energjisë. Administrata amerikane është e angazhuar për të mbështetur programet e energjisë së gjelbër dhe në këtë aspekt janë një partner i dëshiruar dhe shpresojmë që ky proces do të shtyhet tutje. Ne besojmë që Shqipëria është një vend, që Sekretari mund ta dëshmojë, që turistët amerikanë ta vizitojnë. Në një vend shumë të vogël pa bërë orë të tëra rrugët mund të gjejë gjithçka nga bukuritë e natyrës, si nga bora e maleve deri te deti”, tha Rama.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në NATO, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

“Kemi pasur mundësinë të diskutojmë shumë çështje. Jemi përqendruar te ajo që mund të bëjmë për të nxitur para sigurinë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për të ndihmuar Ukrainën. E para që i ka çuar ndihma ushtarake. Aktualisht, është një nga 10 kontribueset kryesore në ndihmat për Ukrainën. Përgjatë 15 viteve të saj, Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën. Muajin e ardhshëm, Shqipëria do të përurojë bazën ushtarake në Kuçovë. Aleatët tanë, që janë 30 e që së shpejti do bëhen 32, kanë vullnetin e hekurt që të ndihmojnë njëri-tjetrin. Aleanca jonë është më fortë, për shkak të begatisë që bashkëndajmë, jemi të lumtur që Shqipëria vazhdon të bëjë pjesën e saj”. – Tha Blinken.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular