BallinaBota“Rusia ka siguruar një armë shqetësuese antisatelitore”/ Shtëpia e Bardhë: Zyrtarët e...

“Rusia ka siguruar një armë shqetësuese antisatelitore”/ Shtëpia e Bardhë: Zyrtarët e inteligjencës amerikane po analizojnë të dhënat

spot_img
spot_img

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar publikisht se Rusia ka siguruar një armë “shqetësuese” antisatelitore, por shtoi se ajo nuk mund t’i shkaktojë “shkatërrim të drejtpërdrejtë fizik” Tokës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë të dhënat se Rusia e ka siguruar këtë armë, por një armë e tillë nuk është ende funksionale.

Zyrtarët amerikanë janë duke analizuar të dhënat që kanë siguruar për këtë armë të re teknologjike dhe janë konsultuar me aleatët dhe partnerët e vet për këtë çështje.

“Së pari, kjo nuk është një armë aktive dhe, megjithëse përpjekjet e Rusisë për ta pasur këtë armë specifike janë shqetësuese, ajo nuk përbën rrezik të menjëhershëm për sigurinë e të tjerëve. Ne nuk po flasim për një armë e cila mund të përdoret për t’i sulmuar njerëzit, apo për të shkaktuar dëme fizike në Tokë”, shtoi ai.

Rusia ka hedhur poshtë shqetësimet e SHBA-së për këtë armë.

Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i përshkroi raportimet për armën e re të Rusisë si mashtrim për ta bërë Kongresin amerikan të mbështet projektligjin për ndihmë për Ukrainën.

“Është e qartë se Uashingtoni po tenton ta detyrojë Kongresin të votojë për projektligjin për ndihmë në çdo mënyrë. Ta shohim se çfarë mashtrimi do të përdorë Shtëpia e Bardhë”, shtoi ai.

Kjo armë është me bazë në hapësirë dhe do ta shkelte traktatin e hapësirës ndërkombëtare, të cilin e kanë nënshkruar më shumë se 130 vende, përfshirë Rusia. Shtëpia e Bardhë tha se do të kërkojë të bisedojë me rusë drejtpërdrejt për këtë çështje.

Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular