Mirlind Daku ka shënuar sot golin e tij të parë për ndeshjet e vitit 2024 me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi ka realizuar në ndeshjen miqësore që skuadra e tij ka luajtur kundër Ganguon të Koresë së Jugut.
Daku ka gjetur rrjetën në minutën e 52-të të sfidës, teksa mundi në një duel një nga mbrojtësit kundërshtarë e më pas me një diagonale të shpejtë nuk i la kohë reagimi portierit të skuadrës koreane.
SHIH VIDEON
Kështu, futbollisti gjen golin e parë për këtë vit, në një moment që skuadra e tij po përgatitet për fillimin e sezonit të ri në Rusi. Kampionati nis në javët e para të marsit dhe Daku shpreson që atëherë të jetë në formën më të mirë për të përballuar një sezon që ta ndihmojë për të blinduar vendin e tij në radhët e Kombëtares shqiptare që merr pjesë në Euro 2024. PANORAMASPORT.AL