BallinaKronikeVrasja për parkimin në Durrës, viktima nipi i ish-ministrit, dëshmitari: E ndiqte...

Vrasja për parkimin në Durrës, viktima nipi i ish-ministrit, dëshmitari: E ndiqte me vrap

spot_img

Personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Durrës pasi e goditën me thikë është nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, shkruan A2 CNN.

Ilir Koçilja, 34-vjeç është autori i vrasjes në Durrës të Halil Kokës. Autori i cili është shpallur në kërkim rezulton me precedent të mëparshëm penal.

34-vjeçari rezulton se është shoqëruar më parë pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.

“Ai ngeli në rrugë. Erdhi policia dhe më pas ambulanca. Nuk njihja asnjë person. Ata erdhën nga Tatimet me vrap. Autori e ndiqte me vrap. Viktima ngeli te koshat, aty ngeli i plagosur”, tha një dëshmitar.

Sherri mes dy fqinjëve nisi për një vend parkimi, por duket se viktima dhe autori kanë pasur një sherr për çështje borxhi. Familjarët kanë deklaruar në polici se autori, Arben Kocilja, u kishte një borxh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular