Nga Prel Dedaj
Realiteti i tanishëm i shoqërisë shqiptare, pa fshehur as shtuar asgjë, mund të thuhet se është shumë pranë një rezultati tragjik. Në njërën gjysëm fushë të lojës 33 vjeçare, shohim pozitën me simbolet e të majtës e zhytur fund e krye në vjedhje e mashtrim, por e sofistikuar nga propaganda marramëndëse e mediave të paguara për ta mbështetur në çdo prapësi, e udhëhequr nga k/ministri, presidenti, avokati që mbron kompaninë e hajdutëve dhe kontrabandistëve, ” sindikalisti”, zjarrvënësi e zjarrfikësi ose thënë përmbledhurazi, vetë Zoti e vetë shkopi Edi Rama, i cili gjithë energjitë e tij i harxhon për të qëndruar në pushtet, por jo për të merituar qëndrimin e tij në pushtet.
Për të qëndruar pafundësisht mbi kurrizin e drobitur të shqiptarëve ka bërë pakt me hajdutët dhe kriminelët, duke toleruar egon e tyre për pasurim të pakufishëm në dëm të normalitetit e nevojave të popullit. Në gjysmën tjetër të fushës gjëndet populli, aktualisht sa gjysma e votuesve të raportuar në zgjedhjet e vitit 2023, me një çantë mbi supe, i pergatitur të largohet nga atdheu një orë e më parë nga pamundësia për të jetuar, dhe një e vetshpallur opozitë e djathtë e udhëhequr nga Sali Berisha. Edhe kjo e mbështetur nga mediat mercenare të mafjes, që ka kapur të gjitha istikamet e politikës shqipëtare. Ishte kjo opozitë që sot çierret për liri e të drejta per shqipëtarët, që kur qeverisi e dërgoj popullin në kufirin e urisë masive, vrau protestues të pa armatosur, justifikoi vjedhjen e aleatit herë hapur e herë të koduar Ilir Metaj, që mundësoi ringjalljen politike të si vëllezërve të tyre mëngjërash, por lindur nga mitra e të njëjtës nanë PPSH. Ky është me pak fjalë kompeticioni i politikës shqiptare në çastin e tanishëm. Në tribunë ndodhen ndërkombëtarët e miqtë e popullit shqiptar, të keqardhur për gjëndjen e rëndë ku gjëndet Shqipëria, të angazhuar per të vendosur normalitetin, duke mundësuar prosperitetin shqiptarëve, që detyrohen të bëjnë kompromise të perkohëshme me të keqen më të vogël të vëndit tonë, me shpresë se ne do iu themi MJAFT me votën tonë të lirë, duke mbështetur progresistë që kanë programe zhvillimi e mirqënie për ta. Në këtë situatë kaotike e të ngarkuar me skandale të gjithllojëshme, qesharake duket euforia e disa deputetëve të opoziçkës, mbi bashkimin e tyre. Nëse i pyesim këta skifterë malesh, që turfullojnë por si trima dalë prej halesh, se cili është qëllimi i këtij ” bashkimi”?
Përgjigjia e menjëhershme tyre do jetë:- U bashkuam që të rrëzojmë Edi Ramen.- Nese vijon ti pyesësh, si mund të rrëzohet Edi Rama nga 40 karabushë që udhëhiqen nga një lider i deklaruar anti perëndimor, i akuzuar per korrupsion madhor e minim të demokracisë, ” non grata” në dy vëndet më të fuqishme të perëndimit si SHBA dhe Anglia e shumica absolute e shqiptarëve i ka abandonuar, ndaj kurrë më nuk vijnë në pushtet, nuk përgjigjen , por artikulojnë dokrra pa kuptim, SPAK -u i partisë, peng Basha, tradhëtari, AliBasha etj, që vetëm mendje të verbuara i prodhojnë.
Po përse e nxorën nga syrtarët bashkimin tani, kur këta asnjëherë nuk kanë qenë të ndarë, gjë që u pa haptazi në zgjedhjet e vitit 2023, as kanë patur kur të ndaheshin nga Berisha, i cili me të famshmet e lista e tij, të mbushura me dertimenë, ka mundësuar qënien e tyre deputetë! – Këta ishin të ndarë vetëm koniukturalisht, ndaj po trumbëtojnë ” bashkimin” që të mund bindin shqipëtarët që ti marrin sërish në konsideratë jargavitjet e tyre, se tani mbas 33 vitesh do jenë e mira e këtij vëndi. Pra janë ” bashkuar” ata që ishin gjithnjë bashkë. E pa shpjegueshme është idiotësia e tyre, që i konsiderojnë qytetarët budallenjë, kur mendojnë se do gëzojnë mbështetjen e tyre, për të zevendësuar një të keqe me një tjetër më të madhe e provuar disa herë më parë.
Duke përfunduar, dua të ju kujtoj të dy palëve se çdo gjë e ka një fund dhe fundi i tyre është i pa evitueshëm dhe jo i largët.
PARTIA DEMOKRATIKE
Dega NEW JORK