Kryetari i Partisë Lëvizja e Re (LRE) Arian Galdini, ka bërë një kallëzim penal në polici, pasi disa persona ende të paidentifikuar, e kanë kërcënuar dhe ofenduar në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një deklaratë për mediat, zyra e shtypit të LRE, bën me dije se ndaj Galdinit në rrjete sociale disa profile false kanë publikuar gënjeshtra e shpifje.
“Ditën e djeshme, në rrjetet sociale nga “profile e faqe me prapavijë politike”, janë publikuar një seri videosh amplifikuese me gjithëfarësoj shpifjesh dhe sharjesh nga më vulgaret e banalet, e në fund në një postim përmbyllës, pas shumë postimesh nxitëse brenda të njëjtës ditë, është bërë thirrje publike që: Kush e sheh në rrugë Arian Galdinin…”, thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera LRE u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve dhe policisë të marrin masa pasi, pasi ky rast është “një rast flagrant i thirrjes së parë publike për linçimin e dhunimin e një Kryetari Partie”.
“I bëjmë thirrje trupit diplomatik, Ambasadés Amerikane, Ambasadés Britanike, Prezencés së OSBE në Shqipëri, Delegacionit të BE në Shqipëri dhe të gjithë partnerëve euroatlantike që të mbajnë shënim mbi këtë rast sepse është rast flagrant i thirrjes së parë publike për linçimin e dhunimin e një Kryetari Partie.
I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit që ti shkojnë deri në fund hetimit të këtij rast dhe ndjekjes e kapjes të personave përgjegjës pas atyre thirrjeve pubike për linçimin dhe dhunimin e Arian Galdinit”, thuhet në deklaratën e LRE.
Deklaratë për Mediat mbi thirrjen publike për linçimin dhe dhunimin e Kryetarit të LRE, Arian Galdini
Ditën e sotme, Kryetari i LRE z. Arian Galdini është paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë për të bërë kallëzim penal lidhur me disa thirrje publike që janë bërë në rrjetet sociale për linçimin dhe dhunimin e tij.
Kallëzimi Penal u depozitua, nënshkrua dhe regjistrua zyrtarisht.
Arian Galdini është Kryetar i LRE dhe detyra e puna e tij është që ai të shprehet publikisht në liri të plotë mbi idetë e qëndrimet politike të tij si person, si qytetar por edhe si Drejtues Politik.
Për shkak të qëndrimeve e deklarimeve të tij publike, Arian Galdini është stigmatizuar nga disa “persona të paidentifikuar”, të cilët kanë hapur faqe e profile të ndryshme në rrjetet sociale duke publikuar gënjeshtra, shpifje, sajesa, baltë, vrer kundër Arian Galdinit.
Ditën e djeshme, në rrjetet sociale nga “profile e faqe me prapavijë politike”, janë publikuar një seri videosh amplifikuese me gjithëfarësoj shpifjesh dhe sharjesh nga më vulgaret e banalet, e në fund në një postim përmbyllës, pas shumë postimesh nxitëse brenda të njëjtës ditë, është bërë thirrje publike që: Kush e sheh në rrugë Arian Galdinin…
Pas një serie postimesh amplifikuese, thirrja për linçim, dhunim, poshtërim apo edhe asgjësim të Arian Galdinit bëhej pikërisht për ti dhënë vëmendjen dhe efektivitetin e plotë kësaj thirrjeje.
“Profilet dhe Faqet e hapura në rrjetet sociale” që kanë publikuar këto amplifikime dhe thirrje për linçim, dhunim, poshtërim apo edhe asgjësim të Arian Galdinit, janë të gjitha me prapavijë politike.
Arian Galdini po kërcënohet nëpërmjet këtyre thirrjeve publike me linçim, dhunim, poshtërim apo edhe asgjësim, nga njerëz me mendje dhe strategji, qëllime e motivim politik, për shkak të detyrës së tij si Kryetar i LRE dhe për shkak të ideve e lirisë së tij të shprehjes
Mos harroni se edhe talebanët kanë përdorur thirrje të tilla linçuese. Mos harroni se edhe ne Raqa, në kryeqytetin e ISIS kishte të tilla thirrje publike linçuese. Mos harroni se edhe genocidi me 1 milion viktima në Ruanda, nisi pikërisht me thirrje të tilla linçuese nga një radio lokale.
Asnjëherë nuk duhen lejuar, pranuar, toleruar apo shpërfillur të tilla metodika e praktika të thirrjeve publike për linçim të atij që mendon ndryshe.
Thirrjet publike për linçim ndaj atij që mendon ndryshe, thirrjet publike për linçim me prapavijë politike janë pararendëse të çdo ligësie e paudhësie.
I bëjmë thirrje trupit diplomatik, Ambasadés Amerikane, Ambasadés Britanike, Prezencés së OSBE në Shqipëri, Delegacionit të BE në Shqipëri dhe të gjithë partnerëve euroatlantike që të mbajnë shënim mbi këtë rast sepse është rast flagrant i thirrjes së parë publike për linçimin e dhunimin e një Kryetari Partie.
I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit që ti shkojnë deri në fund hetimit të këtij rast dhe ndjekjes e kapjes të personave përgjegjës pas atyre thirrjeve pubike për linçimin dhe dhunimin e Arian Galdinit.
Ne si LRE nuk do të heshtim.