Analisti Artur Zheji e ka konsideruar protestën e sotme të opozitës me më shumë njerëz se herët e tjera.
I ftuar në “Real Story”, ai u shpreh se për amnistinë penale, opozita bën pazar ditën e protestës, pasi në darkë dalin të protestojnë si në teatër që të mbulojnë marrëveshjet e paradites.
“Në fakt në krahasim me çfarë kemi parë në tentativat e mëpërparshme, kishte më shumë njerëz se herët e tjera. Pra, duke bërë një krahasim me tentativat e tjera, poshtë ballkonit, duket se ishte një angazhim më serioz, por i pamjaftueshëm për të kuptuar rikthimin e një opozite për pushtetin aktual. Megjithatë, siç tha Doktori, ata janë heronjtë sepse dalin aty, mund të humbasin vendin e punës dhe shumë gjëra.
Si ka mundësi që ky komision mund të amnistojë vendimet e SPAK?
Është e rëndë që bëhet një teatër në darkë, në mënyrë që të mbulohet një marrëveshje paradite. Këta janë aktorë që hiqen si të vërtetë, po aktrojnë hallet tona”.