BallinaAktualitetPAMJET/ Incident në xhaminë “Dine Hoxha”, besimtarët kundër myftiut: Largohu gylenist!

PAMJET/ Incident në xhaminë “Dine Hoxha”, besimtarët kundër myftiut: Largohu gylenist!

spot_img
spot_img

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur mbrëmjen e së martës në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Gjatë dëgjesave në kuadër të ritualeve ditore, besimtarët myslimanë kanë pasur një konfrontim me Myftiun e Tiranës, Lauren Luli.

Besimtarët i kanë ndërprerë fjalën myftiut dhe ambienti ka degraduar në kakofoni, ku siç shihet nga pamjet që hoxha i xhamisë, ligjëruesi, Ahmed Kalaja është futur që t’i qetësojë.

Besimtarët i bëjnë thirrje myftiut të largohet, duke kundërshtuar qëndrimin e tij në pozicionin që mban. Ata drejtohen, se sipas tyre ai e ka pushtuar vendin e myftiut. Më tej dëgjohen dhe thirrje: “Nuk të duam. Largohu! Gylenist! Largohu! Terrorist.”.

Ngjarja vjen në përkon me me vizitën e Ramës në Turqi për një takim zyrtar me Erdogan, ku midis të tjerash Presidenti turk i ka kërkuar Kryeministrit shqiptar të largojnë mbetjet gyleniste nga Shqipëria. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular