BallinaAktualitetCilat do të jenë përfitimet nga rehabilitimi i hekurudhës Tiranë – Durrës?

Cilat do të jenë përfitimet nga rehabilitimi i hekurudhës Tiranë – Durrës?

spot_img
spot_img

Teksa linja hekurdhore Tiranë – Durrës është duke u rehabilituar, të dhënat tregojnë se përfitimet ekonomike, shëndetësore dhe mjedisore nga vënia në funksion e trenit do të jenë të mëdha.  Sipas raportit teknik “Një vlerësim i qëndrueshëm i aseteve të hekurudhës Tiranë – Durrës”, i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qendrueshëm, përfitimet kumulative neto për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në 270.34 mln euro, duke zbritur kostot e investimit.

Kjo duke marrë në konsideratë të ardhurat që do të sigurohen nga operimi i hekurudhës, si dhe kostot që shmangen në drejtim të shëndetit, kohës së kursyer, mjedisit, emetimeve të dioksidit të karbonit apo kostove të operimit të automjeteve.

Sipas raportit, vetëm kursimet që do të vijnë nga kostot e funksionimit të automjeteve, që rrjedhin nga shmangia e shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe përdorimit të karburantit, për periudhën 2024 -2053 vlerësohen në 96.79 mln euro.

Po ashtu, raporti vlerëson se hekurudha do të çojë në rritjen e të ardhurave të qeverisë përmes blerjes të tarifave sipas përdoruesve të transportit, në vlerën 8.67 milionë euro, teksa të ardhurat kumulative nga punësimi që do të gjenerojë hekurudha arrijnë në 38.41 milionë euro.

Gjithashtu, vënia në operim e kësaj linje hekurudhore do të përmirësojë kushtet e trafikut dhe do të rrisë efikasitetin e lëvizjes në Shqipëri, teksa përfitimet në këtë rast përllogariten në 44.39 milionë euro, përgjatë periudhës 30 – vjeçare.

I njëjti raport thekson se përfitimet shëndetësore dhe mjedisore janë të mëdha, si pasojë e reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serrë për shkak të reduktimit të automjeteve që do të qarkullojnë.

Rezultatet e raportit tregojnë se kursimet kumulative mjedisore arrijnë në vlerën 32.08 milionë euro, ndërsa reduktimi i emetimeve të dioksidit të karbonit, në 19.56 mln euro. Kjo si pasojë e reduktimit të përdorimit të automjeteve, duke zgjedhur trenin si mjet transporti.

Ndërkaq, sa i takon përfitimeve shëndetësore, edhe ato janë të lidhura me përmirësimin e cilësisë së ajrit, si pasojë e reduktimit të emetimeve të dioksidit të karbonit, si dhe me reduktimin e aksidenteve në rrugë, duke sjellë dhe ulje të shkallës së vdekshmërisë.

Përfitimet neto shëndetësore arrijnë në 44.93 milionë euro, ndërsa kostot e shmangura nga aksidentet përllogariten në shumën 41.61 milionë euro. Treni i hekurudhës Tiranë – Durrës do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet në 100 km /orë.

PËRFITIMET NGA HEKURUDHA TIRANË – DURRËS

Të ardhura nga operimi                                       8.67

Totali i benefiteve të shtuara                                143.04

Të ardhura të krijuara nga punësimi                          38.41

Ndikimi në shëndet                                                44.93

Vlera e kohës së kursyer                                          44.39

Teprica e konsumatorit                                           15.31

Totali i kostove të shmangura                              190.05

Kosto mjedisore                                                    32.08

Emetimet e CO2                                                    19.56

Aksidentet                                                             41.61

Kostot e operimit të automjeteve                             96.79

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular