BallinaPolitikeE PLOTË/ Nga idetë për ngujim apo grevë urie tek amnistia dhe...

E PLOTË/ Nga idetë për ngujim apo grevë urie tek amnistia dhe Berisha, zbardhen diskutimet pa media në Grupin Parlamentar! Çfarë i bëri të qeshin deputetët e PD

Një ditë më parë u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar të Rithemelimit , të drejtuar nga Gazment Bardhi, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë disa tema.

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur pjesë nga debatet e zhvilluara pa praninë e mediave. Në nisje të fjalës së tij, Gazment Bardhi ka falënderuar të gjithë për angazhimin në protestën e 20 shkurtit, ndërsa ka dhënë edhe dy arsye pse ata nuk mund të votojnë amnistinë penale.

Po ashtu, Gazment Bardhit i është kërkuar llogari nga deputeti Luan Baçi se pse ai nuk i ka informuar deputetët për Federatën e Opozitës.

Temë e diskutimit ka qenë edhe roli i Sali Berishës në Partinë Demokratike, ku edhe ata që janë kundër janë të mendimit se ai është personi rreth të cilit mblidhen edhe protestuesit.

Deputetët kanë diskutuar edhe për vazhdimin e aksionit opozitar. Gazment Bardhi u ka kërkuar kolegëve të tij se duhet ta vendosin nëse do të ngujohen apo te futen ne grevë urie. Për keto, ka pasur qendrime pro dhe kunder.

Gazment Bardhi: Faleminderit për angazhimin për protestën e 20 shkurtit. Duhet te interesoheni për protestuesit e zonave tuaja qe jane arrestuar, ne dijeninë time janë 6 te ndaluar. Gjithashtu, ju kërkoje te vijoni me intensitet angazhimin ne terren dhe takimet me qytetaret ne zonat tuaja gjate ditëve ne vijim. Sa i takon seancës se nesërme do te vijohet me aksionin. Është ne rend dite ligji i amnistisë, qe ne situatë normale duhet te jete ligj konsensual. Ne nuk e votojmë, për dy arsye: E para jemi ne aksion ne parlament dhe e dyta nuk kemi asnjë dijeni për draftin se çfarë përfshin. Nga media jemi njohur qe kane heq ndalimin qe te mos përfitojnë subjektet e SPAK apo ato qe deklarojnë pasurinë. Kjo është e papranueshme për ne. Kane tentuar dje, edhe për te zhvendos vëmendjen nga protesta, qe t’ja faturojnë Bledionit. S’ka asnjë lidhje amendamenti i Bledionit me këtë qe kane propozuar. Sqarimin e plote për këtë jua dërgova ne grup. Ne fund, pas nje ore mblidhet byroja e kuvendit, do shkojmë atje per te mbështetur koleget qe protestojnë.

Luan Baçi: Pse nuk na informoni për Federatën e Opozitës. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnjë informacion.

Gazement Bardhi: Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze.

Greta Bardeli: Falenderoj kolegët e qarkut Shkodër, si deputetë, kryetar degësh dhe anëtarët që ishin dje në protestë si njerëz të lirë, me shpirt demokrati, në ditën e rrëzimit te shtatores së Enver Hoxhës erdhën dhe protestuan. Kërkoj që në vijim mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të bëhen në çdo qark, ku në të njëjtën ditë të thirret edhe aktivi i degës së PD-së. Në këtë takim, pas hapjes së fushatës elektorale nga kreu i PD, doktor Berisha, të diskutohet programi elektoral me anëtarët tane neper qarqe, ku te përcillet edhe mesazhi i doktor Berishes.

Tomor Alizoti: Unë nuk jam berishist, nuk e dua Berishen, por ai njeri e ka aftësinë për te qene politikan. Njerëzit vijnë ne proteste prej pakënaqësisë, prej mërzitjes me qeverinë dhe prej Sali Berishes. Ne te tjerët jemi të gjithë njësoj, nuk ka nevoje për t’u quajtur njeri me i rëndësishëm se tjetri. Rreth 80% e njerëzve vijnë prej Berishes.

Ndërhynë Tritan Shehu: 97%

Luan Baçi: Edhe unë mendoj se qytetarët përgjigjen në shesh për shkak të liderit të Partisë Demokratike, që është Sali Berisha.

Njerëzit vijnë në shesh për Sali Berishen. Ai është lideri frymëzues.

Tritan Shehu: Unë vazhdoj te kërkoj një  Rezolute ku te dënojmë burgosjen politike te Sali Berishes. Nuk dua me qe te zbardhen mbledhjen e grupit. Është çështje morali. Unë çfarë flas këtu nuk doja qe te dale ne media.

(Disa deputete qeshin)

Flamur Noka: Nuk kemi çfarë t’iu bëjmë Tritan, dalin gjithmonë diskutimet tona. Pastaj ne s’kemi gjë per te fshehur, jemi transparent.

Tritan Shehu: Sa i takon amnistisë penale, sa kohe kemi mbajtur këtë qëndrim deri tani (aksion opozitar) është turp për ne te shkojmë te votojmë amnistinë, sa kohe jemi ne këtë gjendje. Por unë mendoj se ne duhet ta rishikojmë marrëdhënien me parlamentin.

Gazment Bardhi: Çfarë do te bëjmë ne vijim te aksionit tone opozitar, greve urie apo ngujim? Do duhet te vendosim. Ka propozime për te ridërguar edhe njëherë kërkesat ne Kuvend, ka propozime për ngujim, ka propozime per greve urie. Te gjitha këto do i diskutojmë ne nje mbledhje te posaçme javës se ardhshme.

Sorina Koti: Jam e mendimit ne duhet te bëjmë edhe njëherë kërkesat per ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Nëse nuk pranohen, atëherë unë jam e idesë qe te ngujohemi.

Edmond Spaho: Unë kam marre përsipër ti them te gjithë gjerat ne grup dhe unë jam kundër ngujimit dhe grevës se urisë, sepse do te kthehemi ne qesharak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular